Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar për ngjarjet që ndodhen në veri të Republikës së Kosovës.
Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi ka theksuar se Institucionet e shtetit sot janë sulmuar në komunat e veriut.
Ai ka thënë se Serbia po tenton të destabilizojë Kosovën, teksa kryeministri Kurti po heshtë për këtë situatë.
Postimi i plotë:
Serbia nuk duhet të kalojë në veriun e Kosovës!
Institucionet e shtetit sot janë sulmuar në komunat e veriut. Kandidatët tanë janë kërcënuar. Serbia po tenton ta destabilizojë Kosovën, ndërsa Kryeministri i vendit, që na flet për zhvillime prej Ukrainës e deri në Kinë, po heshtë për situatën në veri.
Fol Kryeministër!













