
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, është hipokriti më i madh që njeh historia e vendit tonë.
Sipas tij, shefi i qeverisë dje u mundua t’ua zhvlerësojë traditat dhe vlerat e tyre, teksa sot, thotë se ai e theu një premtim tjetër, duke lejuar mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë.
Postimi i Mergim Lushtakut:
Hipokriti më i madh që deri më tani njeh historia e re e Kosovës. Dje u mundua të na zhvlerësoj traditën dhe vlerat tona, ndërsa sot e theu edhe një premtim tjetër, duke lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Republikën e Kosovës.
Me të vërtetë, HIPOKRIZIA KA EMËR – ALBIN KURTI!
Mergim Lushtaku











