Të shtënat me armë në ahengjet në Kosovë janë dukuri e shpeshtë, të cilat përveç se janë të kundërligjshme, shumë herë janë edhe të rrezikshme. Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në një nga restorantet e vendit, ku një dasmor ka përdori armën brenda hapësirave ku mbahej ahengu.
Sinjalizues të Sinjalit kanë dërguar videon ku shihet se si i dyshuari, i moshës madhore shkrep armën disa herë në restorant, në afërsi të dhjetëra mysafirëve.
I dyshuari që shihet në videon e mëposhtme siç mëson Sinjali është Hivzi Mullaliu.
Ende nuk dihet nëse Policia ka intervenuar në këtë aheng dhe a i është sekuestruar arma të dyshuarit, që shkaktoi rrezik në lokalin ku gjuajti.













