Pas barrikadës së vendosur të pika kufitare Merdare nga ana e Serbisë, mërgimtarët që ishin nisur drejt Kosovës kanë ndryshuar drejtim, duke synuar rrugë alternative përmes pikave tjera kufitare.
Mirëpo, mërgimtarët pas hasjes në barrikadën e re në pjesën e Serbisë, thonë se janë provokuar nga serbët.
Një mërgimtar i ka thënë gazetës Veriu.info se në drejtim të tyre është hedhur një shok-bombë për t’i frikësuar dhe provokuar.
Kujtojmë së sonte rruga e cila dërgon në Merdar nga ana e Serbisë është bllokuar pas vendosjes së një barrikade nga serbët e asaj zone. Pas kësaj situate MPJ e Kosovës ka lëshuar njoftim duke bërë thirrje të shmanget kjo pikë kufitare për personat që vijnë në Kosovë./Veriu.info












