
Gjatë ditës së sotme ka marrë flakë një veturë në Vushtrri, përkatësisht në parkingun e “Interex”.
Shkaqet që kanë shkaktuar djegien e veturës ende nuk dihen, gjithashtu nuk ka të raportuar për ndonjë të lënduar nga ky zjarr.
Ndërsa në prapavijë dëgjohen edhe sirenat e njësive përkatëse, për të intervenuar në vendin e ngjarjes.











