Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Merru me paratë që i tepruan Qeverisë”/ Çka do të ndodhë me mjetet e komunave që i bllokoi Murati

06/04/2023 - 16:59
në Kryesore, Lajme
A A
“Merru me paratë që i tepruan Qeverisë”/ Çka do të ndodhë me mjetet e komunave që i bllokoi Murati
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qeveria është e vendosur që t’ua marrë komunave mjetet vetanake që u kanë mbetur pa shpenzuar. Këto mjete janë bllokuar tashmë nga Ministria e Financave. Kryetari i Komunës së Prishtinës ka paralajmëruar se do ta dërgojë çështjen në Kushtetuese, e Ministri Murati ka thënë se vetëm po e zbaton Ligjin e miratuar nga Kuvendi. Nga Asociacioni i Komunave i kanë sugjeruar Muratit që të merret me paratë që po i teprojnë Qeverisë, e të mos ju përzihet komunave.

Çështja e të hyrave vetanake të komunave nga vitet paraprake, që ishte konsideruar si e zgjidhur me miratimin e Ligjit për Buxhetin, ka përplasur sot sërish pushtetin me opozitën.

Ministri i Financave, Hekuran Murati s’po heq dorë nga këto mjete dhe ua ka bllokuar komunave.

Për këtë, alarmoi sot Kryetari i Komunës së Prishtinës. Rama tha se janë 28.8 milionë euro që janë bllokuar nga Qeveria, e që janë të parapara për 172 projekte kapitale të Kryeqytetit.

Ai i kërkoi Muratit që urgjentisht të bëjë bartjen e të hyrave vetanake të Prishtinës dhe të komunave, në të kundërtën do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

“Nëse këto mjete nuk barten menjëherë, do të konsiderojmë se ky është një veprim i qëllimshëm i Qeverisë për të bllokuar zhvillimin e Kryeqytetit. Prandaj, si palë e autorizuar, ne do të detyrohemi t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve të Prishtinës”, ka shkruar Rama.

Për shqetësimin e Ramës, foli në Kuvend Ministri Murati, i cili tha se vetëm po e zbaton Ligjin që është miratuar në Kuvend.

“Kjo çështje rregullohet me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe përgjegjësitë, ku thuhet se të hyrat vetanake të pashpenzuara të komunës për vitin paraprak, barten në vitin vijues. Kjo gjë pastaj rregullohet edhe me Nenin 9, paragrafi 6 të Ligjit për Buxhetin, i cili e thotë të njëjtën gjë, pra që të hyrat vetanake nga viti 2022, barten në vitin 2023 dhe kjo është në tërësi në përputhje me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike…ne po e zbatojmë Ligjin që e keni miratuar ju si Kuvend, e madje nenin përkatës që e ka amandamentuar Lidhja Demokratike e Kosovës”, tha Murati.

Paragrafi që iu referua Murati, parasheh që “Bilancet e pashpenzuara të të hyrave vetanake të komunave nga viti fiskal 2022, të depozituara në Fondin e Kosovës dhe të regjistruara në SIMFK si ndarje buxhetore për një komunë, ndahen për vitin fiskal 2023 sipas autorizimeve të LMFPP-së, duke ruajtur strukturën e shpenzimeve dhe aprovuar me vendim të Kuvendit të Komunës”.

Murati më pas bëri edhe një postim në Facebook, për t’iu kundërpërgjigjur Ramës.

Ai tha nuk qëndron ankesa e tij për bllokim të investimeve kapitale, meqë çdo vit u teprojnë para.

“…pretendimi se Komunës po i bllokohen investimet është totalisht joserioz, kur kihet parasysh që Komunës së Prishtinës çdo vit i teprojnë paratë e buxhetuara për investime kapitale”, shkroi Murati.

Nga Asociacioni i Komunave të Kosovës i kanë kërkuar Muratit që të mos merret me shpenzimet e komunave, por ato të nivelit qendror.

Kryetari i AKK’së, Sazan Ibrahimi, i ka thënë Gazetës Express se Ministri duhet të merret me paratë që i kanë tepruar Qeverisë, e jo t’ju përzihet komunave.

“Sa i përket postimit të Muratit, shtrohet pyetja se sa ka shpenzu Qeveria në këto që po i përmend komunat, edhe çështja nuk është te shpenzimet e komunave, por te mjetet vetanake se Ministri po do me e shpërqëndruar temën. Sa i kanë tepru Qeverisë dhe sa është % e shpenzimeve të nivelit qëndror? Sa e ka përqindjen e realizimeve kapitale në nivel vendi? Mos u merr me shpenzimet e komunave, por merru me shpenzimet e nivelit qendror sepse aty ka me qindra miliona euro e mos tento me shkelë në autonominë e komunave, pra mos iu përzi komunave.”, ka deklaruar Ibrahimi.

Shton se Murati që nga fillimi ka pasur tendencë t’ua marrë komunave mjetet nga të hyrat vetanake që u kanë mbetur pa shpenzuar, por se kjo ishte kundërshtuar nga deputetët.

“Pra tendencë dhe kërkesë eksplicite e tij që t’ua marr komunave rreth 100 milionë euro, mjete këtë nga të hyrat vetanake të pashpenzuara. Pas lobimit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, kjo tendencë u kundërshtua nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, deputetë të pozitës dhe opozitës pra pa marë parasysh përkatësinë politike dhe etnike, dhe kanë kërkuar që komunave me u bartë këto mjete se janë të komunave. Këto mjete janë të komunave e nuk janë të nivelit qendror. Mirëpo, përkundër vullnetit të deputetëve, te Neni 9, pika 6 e kanë shkru aty që të hyrat vetanake të pashpenzume munden me iu kthy komunave për vitin 2022, por jo para vitit 2022. Pra, kjo mendojmë që është një lëshim teknik nga Kuvendi i Republikës së Kosovës”, ka thënë Ibrahimi.

“Të hyrat e komunave janë të paprekshme”, përplasja e Gashit dhe Muratit në Kuvend

Ministri Hekuran Murati është përplasur sot në Kuvend me Shefin e deputetëve të LDK’së, Arben Gashin, për këtë çështje,

Gashi paralajmëroi prishje të konsensusit për marrëveshjet ndërkombëtare në rast se “Qeveria prek të hyrat vetanake të komunave”.

Ai tha se kjo gjë s’do të lejohet të ndodhë në Kuvend meqë të hyrat vetanake të komunave janë të rregulluara me ligj dhe Kushtetutë.

“Si GP e kemi dhënë kontributin tonë edhe për ligjin për buxhetin. Qysh po e interpreton ministri është e padrejtë. Në paaftësinë e tij të menaxhimit të çështjes, po tenton të prekë në mënyrë të drejtpërdrejt atë që është e paprekshme. Ligjin për vetëqeverisje lokale. Kushtetuta parasheh vetëqeverisjen lokale dhe autonominë financiare. Të hyrat vetanake janë të paprekshme dhe s’ka shans dhe në asnjë formë, asnjë rrethanë të hyrat vetanake të merren. Vetëqeverisja lokale është shumë specifike në Kosovë. Financat lokale rregullohen me ligj”, tha Gashi.

Ai pati edhe një thirrje për Muratin.

“Po ju lus të mos bëni kësi skena, se po na detyroni në drejtime që janë të pakthyeshme pastaj. Ju garantoj se nuk do të ketë normalitet në këtë Kuvend nëse tentohet që të cenohet pavarësia e autoriteteve lokale. Nuk do të kalojë asnjë ligj ndërkombëtar, asnjë marrëveshje ndërkombëtare. S’ka me pasë normalitet mo”, deklaroi Gashi.

Në replikë, Murati tha se nëse e bën këtë e shkel Ligjin për Buxhetin.

“Konsideroj që dikustimi që sapo bëri deputeti Gashi tashmë kishte përfunduar në seancën për buxhetin. Argumentet i kemi ballafaquar atëherë. Çka mbetet është amendamenti i GP të LDK-së i votuar nga ky vend, të cilin ne si qeveri duhet ta zbatojmë. Nëse keni pasë problem si GP që ta përktheni atë që keni menduar në të shkruar është problem i juaj. Mirpoë, ajo që shkruhet në buxhet ne duhet ta zbatojmë, s’mund ta shkelim ligjin e buxhetit”, tha Ministri.

Pas kësaj, Gashi sërish mori fjalën, i cili ia bëri sërish me dije Ministrit se s’do të lejojnë që të preken paratë e komunave.

“Keni tendencë t’i interpretoni gjërat mbrapsht. Nuk ki me pasë shancë që paret e komunave me i marrë. Janë burime vetanake, si me ja marrë dikujt paret prej xhepit. Kot je duke u munduar me bo arsyetime palidhje. Po do me prish koncensusin për marrëveshje ndërkombëtare”, tha shefi i deputetëve të LDK’së.

Amandamenti i LDK’së që o votua edhe nga pushteti

Amanadamenti i LDK’së që u përmend sot, e që u përdorë nga Ministri Murati për të arsyetuar bllokimin e mjeteve për komunat, ishte miratuar më 15 dhjetor të vitit të kaluar dhe pro tij kishin votuar edhe deputetët e Vetëvendosjes.

Përmes këtij amandamenti, ishte kërkuar që të fshihet fjalia e paragrafit 6 të Nenit 9 të Projektligjit mbi Ndarjet Buxhetore për vitin 2023, që parasheh që mjetet vetanake të komunave që kanë mbetur pa shpenzuar, të barten në Fondin e Kosovës, në bilanc bankar.

Sipas këtij paragrafi, parashihej që “të gjitha te hyrat vetanake te mbledhura para vitit fiskal 2022 dhe te pashpenzuara, bëhen pjesë e Fondit të Kosovës në bilancin bankar.”/Gazeta Express

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë