Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mesic i reagon Milanovicit: Kosova kishte të drejtën për pavarësi si të gjitha pjesët e ish-Jugosllavisë

01/02/2023 - 14:08
në Lajme
A A
Mesic i reagon Milanovicit: Kosova kishte të drejtën për pavarësi si të gjitha pjesët e ish-Jugosllavisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesic, në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express ka demantuar narrativen dhe deklaratën kontraverese të presidentit aktual të Kroacisë, Zoran Milanovic se “komuniteti ndërkombëtar e kishte aneksuar Kosovën nga Serbia” dhe se “Kosova i është rrëmbyer me forcë Serbisë”

Stipe Mesic i ka thënë Gazetës Express se Kosova ka qenë pjesë përbërëse e Jugosllavisë dhe pas shpërbërjes si të gjitha pjesëve të tjera përbërëse i ishte dhënë e drejta për pavarësi.

Ish-kreu i shtetit kroat ka thënë se një fakt i tillë ishte pranuar edhe nga Komisioni i Badinterit dhe Kosova ishte pranuar me kufijtë të cilët i ka pasur në ish-Jugosllavi.

Në fund Mesic thotë se kur Serbia e sulmoi Kosovën, NATO ishte vënë në lëvizje për ta ndihmuar Kosovën.

“Kosova ishte pjesë përbërëse e Jugosllavisë, dhe këto pjesë ishin 6 republika dhe 2 provinca. Kur u shpërbë Jugosllavia, të gjitha pjesët përbërëse patën të drejtën e tyre për pavarësi, ky fakt ishte pranuar nga Komisioni i Badinterit dhe Kosova ishte pranuar në kufijtë që i ka pasur në ish-Jugosllavi. Kur Serbia e sulmoi Kosovën, NATO i ndihmoi ata”, ka thënë Mesic

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanovic në një deklaratë për media të hënën ka tërhequr paralele ndërmjet aneksimit të Krimeas nga Rusia dhe pavarësimit të Kosovës nga Serbia duke thënë se komuniteti ndërkombëtar e “kishte rrëmbyer” Kosovën nga Serbia.

“Kush e aneksoi Kosovën? Komuniteti ndërkombëtar, përfshirë neve”, ka thënë Milanovic të hënën teksa fliste për luftën në Ukrainë.

Sipas tij “Kosova ishte marrë me forcë nga Serbia”

“Kosova i është marrë Serbisë me dhunë, është nxjerrë, është marrë një pjesë e territorit serb”, është deklarata vijuese e Milanovic që u konsiderua një skandal diplomatik.

Kundër kësaj deklarate kishte reaguar edhe kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkovic duke thënë se deklaratat e Milanovic s’janë qëndrim politik i Kroacisë.

“Sa i përket deklaratave të presidentit për çështjen e Kosovës, Kroacia e ka përcaktuar qartë veten dhe ajo që tha ai nuk është qëndrim politik i vendit. Kosova është shtet i pavarur, shtet i njohur nga Kroacia dhe shtet me të cilin kemi marrëdhënie diplomatike”, ka thënë Plenkovic.

Ky deklarim i tij ka nxitur reagime të shumta. Ish-kreu i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj ka thënë se deklarata e Milanovic është një marrëzi dhe si e tillë duhet të injorohet. Hoxhaj për “Vercenji list” ka thënë se deklarata e Milanovic ngjason më shumë me konstatim të Akademisë Serbe apo Kishës Ortodokse se sa të një presidenti të një shteti mik të Kosovës.

“Deklarata e presidentit kroat është një marrëzi që duhet refuzuar si të tillë sepse shtrembëron shumë të vërteta historike dhe politike. Ajo deklaratë më shumë i ngjanë një konstatimi të Akademisë serbe apo Kishës Ortodokse Serbe se sa një presidenti të një vendi mik të Kosovës sikurse është Kroacia”, ka thënë Hoxhaj për mediumin kroat.

Kroacia e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur më 19 mars 2008. Të dy shtetet kanë raporte tejet të mira diplomatike./GazetaExpress/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë