Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mësimdhënësit e Vitisë mbesin pa paga, kryetari i Komunës paralajmëron padi ndaj Ministrisë së Financave

01/10/2024 - 19:37
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
A do ta marrin pagën e 13-të mësimdhënësit? Flet zv/ministri i Arsimit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mësimdhënësit e komunës në Vitisë janë të vetmit që nuk i kanë marrë ende pagat, siç njoftoi sot Ministria e Financave.

Nga ky institucion pohojnë se kjo komunë nuk e ka siguruar buxhetin e nevojshëm dhe se pagat janë ekzekutuar vetëm për një pjesë të punonjësve të komunës, duke i lënë jashtë punëtorët e arsimit.

Në njoftim të MF-së tutje thuhet se përkundër që buxheti për paga ndahet asisoj që të mbulojë shpenzimin për tërë vitin, si pasojë e rasteve përmbarimore, MF-ja tha se disa komuna kanë filluar të kenë mungesë buxheti në kategorinë e pagave qysh tani dhe se Thesari i Kosovës ka njoftuar me kohë komunat të cilat janë ballafaquar me këtë problem që të bëjnë korrigjimet dhe përshtatjet e nevojshme për të siguruar buxhet të mjaftueshëm për ekzekutimin e pagave të muajit shtator.

“Komuna e vetme që nuk e ka bërë këtë rregullim është Vitia, e cila ka lënë programet e arsimit fillor dhe të mesëm pa buxhet të mjaftueshëm për ekzekutim të pagave të shtatorit”, theksohet në njoftim të ministrisë.

Por, mendim ndryshe ka kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Vitia. Për KlanKosova.tv ai u shpreh se nga MF dje i kanë thënë që të bëjnë transferin dhe se komuna nuk ka të drejtë të bëjë transfer të mjeteve pa vendim të Kuvendit. Ai paralajmëroi se do ta padisin Ministrinë e Financave.

“Presioni i tillë është i gabueshëm dhe joligjor ndaj komunës. Nuk është vendim i drejte, është bankrotim i komunës, nuk kane të drejtë me e ndalë. Qeveria është nënshkruese e kontratës kolektive dhe jo komuna”.

“Do të ndërmarrim hapa, do ta padisim Ministrinë” e Financave, deklaroi Vitia, njofton KlanKosova.tv.

Ndërkaq kryetari i SBAShK-ut në Viti, Kemajl Bislimi, u shpreh se kryesia kësaj sindikate nesër do të takohet me kryetarin Vitia dhe drejtoreshën e Arsimit në këtë komunë, për të sqaruar se ku është ngecja.

“Tek tash pasdite nga njoftimi i Ministrisë së Financave e kemi marrë vesh që komunat tjera i kanë alokuar mjetet”, shtoi Bislimi.

Kujtojmë se shërbyesit civilë kanë reaguar që nga dita e djeshme për mos-marrjen e pagave. Ekzekutimi i mjeteve për ta u bë sot në orët e pasdites.

JU REKOMANDOJMË

3 mijë kosovarë ia mësyjnë Shqipërisë për fundjavë, fluks i madh në Morinë

3 mijë kosovarë ia mësyjnë Shqipërisë për fundjavë, fluks i madh në Morinë
21/03/2026 - 16:18

Fundjava dhe festa e Fitër Bajramit kanë shtuar ndjeshëm fluksin e hyrjeve në vendin tonë nga qytetarët e Kosovës. Lëvizjet e shumta kanë nisur që në orët e...

Më shumëDetails

Orav: Kapitulli i masave ka përfunduar

Orav: Kapitulli i masave ka përfunduar
21/03/2026 - 16:16

Shefi në largim i Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadori, Aivo Orav, deklaroi se periudha e masave ndëshkuese ndaj Kosovës ka përfunduar, duke hapur rrugë për një fazë...

Më shumëDetails

3 vite injektim ilegal të botox-it dhe fillerëve, gjobë minimale ‘favorizuese’ nga inspektorja Blakqori për “QEI Beauty Academy” të Obertica Kosumit

3 vite injektim ilegal të botox-it dhe fillerëve, gjobë minimale ‘favorizuese’ nga inspektorja Blakqori për “QEI Beauty Academy” të Obertica Kosumit
21/03/2026 - 16:11

Në Kosovë viteve të fundit janë rritur në mënyrë ekspansive shërbimet e Filler dhe Botox, por që shumica janë ofruar dhe po ofrohen në mënyrë të kundërligjshme, pasi...

Më shumëDetails

Lushtaku kujton dëshmorët e Baksit: Sakrifikuan jetën për lirinë dhe dinjitetin tonë

Lushtaku kujton dëshmorët e Baksit: Sakrifikuan jetën për lirinë dhe dinjitetin tonë
21/03/2026 - 15:51

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka kujtuar dëshmorët e familjeve Osmani dhe Saliku, si dhe të gjithë dëshmorët e rënë në fshatin Baks 27 vjet më...

Më shumëDetails

Kosovarët pas festës së Bajramit ia mësyjnë Shqipërisë, fluks i madh në Morinë qysh në mëngjes

Kosovarët pas festës së Bajramit ia mësyjnë Shqipërisë, fluks i madh në Morinë qysh në mëngjes
21/03/2026 - 15:27

Fundjava dhe festa e Fitër Bajramit kanë shtuar ndjeshëm fluksin e hyrjeve në vendin tonë nga qytetarët e Kosovës. Lëvizjet e shumta kanë nisur që në orët e...

Më shumëDetails

Ministri Muja në Ditën e Pyjeve: 500 mijë fidanë për institucionet dhe qytetarët

Ministri Muja në Ditën e Pyjeve: 500 mijë fidanë për institucionet dhe qytetarët
21/03/2026 - 15:04

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Pyjeve, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja ka theksuar rëndësinë strategjike të pyjeve për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dyshime për ndalesë në vend të pasigurt – 27-vjeçari humbi jetën në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë?

    Dyshime për ndalesë në vend të pasigurt – 27-vjeçari humbi jetën në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë?

    347 Shpërndaje
    Shpërndaje 139 Tweet 87
  • Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • IPK konfirmon fillimin e hetimit për aksidentin ku humbi jetën 27 vjeçari në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    167 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • Një muaj paraburgim për shoferin që shkaktoi aksidentin tragjik në Vushtrri ku 27-vjeçari humb jetën pasi u godit në shiritin emergjent

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë