Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq, tha se ai person që mendon se Kosova mund të kthehet me luftë, ai është një person i humbur, raporton Anadolu.
Ish-presidenti Mesiq ishte i pranishëm bashkë me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në një panel diskutim në Forumin Energjetik të Maqedonisë që këto ditë mbahet në Shkup.
Mesiq përshëndeti mbajtjen e forumit, duke uruar që porositë e rëndësishme që vijnë nga ky forumi do të dëgjohen nga ata që marrin vendime.
Ai tha se bota ka ndryshuar shumë nga fundi i luftës së dytë botërore, duke theksuar se bota është multilaterale dhe se më nuk ka hegjemoni.
Mesiq theksoi se për këtë, shtetet e vogla duhet bashkëpunojnë mes vete dhe në këtë mënyrë, të bashkuar, të bashkëpunojnë me “lojtarët e mëdhenj”.
Duke folur për Ballkanin, ai tha se vendet e rajonit kanë shumë interesa të përbashkëta, por theksoi se duhet kuptuar dhe pranuar mëvetësia e shteteve pas shpërbërjes së Jugosllavisë.











