
Në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Serbi që do të mbahen më 3 prill, votuesit serbë nga Kosova do të mund të votojnë në katër komuna në Serbi.
Bëhet fjalë për Tutin, Rashkën, Kurshumlin dhe Vranjën. Kurse, transporti i tyre deri tek vendi i votimit pritet të bëhet me autobusë.
Qytetarët serbë nga komunat veriore si dhe ata që jetojnë në Istog, Vushtrri, Skenderaj, Klinë, Pejë e Rahovec do ta kenë mundësinë të votojnë në Rashkë dhe në Tutin.
Ndërkaq ata nga Prishtina, Podujeva, Obiliqi, Fushë Kosova, Lipjani, Ferizaji do të votojnë në Kurshumli si dhe ata nga Shtërpca, Novobërda, Vitia, Gjilani, Kamenica do të mund të votojnë në Vranjë.











