Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mësuesi që s’e mori pagën: Gjithmonë i prisja nxënësit me bonbone, dje erdha duarthatë

04/10/2022 - 20:16
në Lajme
A A
Mësuesi që s’e mori pagën: Gjithmonë i prisja nxënësit me bonbone, dje erdha duarthatë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në 33 vjet punë si mësimdhënës, Fejzullah Morina thotë se sivjet e kishte më të hidhur fillimin e vitit të ri shkollor.

“Unë gjithmonë i kam pritur nxënësit e klasës së parë me së paku ndonjë bonbone që ua kam blerë e ua kam dhënë. Dje më është dashur të vij duarthatë”, thotë ky mësues i Shkollës Fillore “Pavarësia” në Prishtinë.

Me një muaj vonesë, për shkak të grevës së mësimdhënësve, mësimi në shkollat publike të Kosovës nisi të hënën.

Por, vetëm pas rikthimit në klasa, mësimdhënësit morën vesh se nuk do të paguhen për muajin shtator.

Kjo, pasi Qeveria e Kosovës mori vendim që të mos ekzekutojë pagat për kohën sa ata kanë qenë në grevë.

Për rrjedhojë, familja Morina mbeti pa dy paga, meqë bashkëshortja e Fejzullahut është po ashtu mësimdhënëse.

“Me datën 2 është dashur të paguaj këstin e kredisë që e kam marrë për blerjen e banesës. Nuk kam mundur ta paguaj”, tregon Fejzullahu për Radion Evropa e Lirë.

Për më tepër, ai thotë se e ka të vështirë t’u ndajë para xhepi edhe tre fëmijëve të tij studentë.

Greva në arsim dhe në administratën publike të Kosovës nisi më 25 gusht dhe u pezullua më 1 tetor.

Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK) njoftoi më 3 tetor se punonjësit e arsimit, që ishin në grevë, nuk u paguan për muajin shtator, ndërsa shërbyesit civilë po.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve në Administratë Publike, Ali Gashi, konfirmoi për REL-in se pagat e tyre janë ekzekutuar.

Çfarë thotë ligji?

Qeveria e Kosovës e arsyeton vendimin për mosekzekutimin e pagave për grevistë duke u thirrur në Ligjin për greva të Kosovës.

Në këtë ligj, përkatësisht në nenin 18, thuhet se gjatë zhvillimit të grevës pezullohen detyrimet që rrjedhin nga kontrata e punës, duke përfshirë të drejtën në pagesë dhe detyrimin e bindjes për të punuar.

Në interesimin e REL-it se përse pagat nuk janë ekzekutuar vetëm për punëtorët e arsimit që ishin në grevë, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, u përgjigj me shkrim:

“Për dallim nga punëtorët e arsimit, për punëtorët në administratën publike ne nuk kemi pasur informata të plota se kush ka grevuar dhe kush jo, meqë greva aty nuk ka qenë homogjene. Megjithatë, kjo çështje do të trajtohet nga auditori”.

“Parimi: pagë për punë do të respektohet”, tha ai.

Nagavci: Komunat nuk i raportuan Ministrisë së Financave

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë (MASHTI), Arbërie Nagavci, tha të martën në një shkrim në Facebook se komunat nuk i kanë raportuar te Ministria e Financave listat e punëtorëve për muajin shtator.

Sipas saj, komunat janë përgjegjëse për organizimin e arsimit parauniversitar.

Kjo do të thotë se komunat i përgatisin listat e punëtorëve, pagat e të cilëve i ekzekuton pastaj Ministria e Financave.

Deklaratën e ministres Nagavci e kundërshton Sazan Ibrahimi nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se komunat i kanë kryer obligimet e veta ligjore dhe i kanë dorëzuar listat si gjithmonë – para datës 10 të muajit përkatës.

Ibrahimi shton se komunat kanë refuzuar të bëjnë dallime në lista, se kush ka qenë pjesëmarrës në grevë e kush jo, ashtu siç ka kërkuar niveli qendror.

Edhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, konfirmon për REL-in se komuna që udhëheq ai, e ka dërguar me kohë listën e pagave për punëtorët e arsimit.

Sipas tij, Ministria e Financave ka vepruar jashtëligjshëm me ndalimin e pagesave për mësimdhënës.

“Një dëshmi tjetër që është vepruar në kundërshtim me ligjin, është fakti se edhe mësimdhënësve që janë në pushim të lehonisë, apo pushim mjekësor, u është ndaluar paga”, thotë Lladrovci.

Qeverinë mund ta presin padi

Qeveria e Kosovës nuk ka të drejtë ta zbatojë ligjin në mënyrë selektive, thotë Arbër Guta, avokat me bazë në Prishtinë.

Guta, i cili është marrë me raste të të drejtave të punëtorëve pikërisht në sektorin e arsimit, thotë se nëse Qeveria thirret në Ligjin për greva, atëherë pagat duhet të ndalen për të gjithë grevistët, pa dallim.

Ai shton se Qeveria është dashur “të ketë një listë të saktë apo të dhëna të sakta se kush prej punëtorëve nuk ka punuar gjatë kësaj periudhe”.

Sipas tij, punëtorët që nuk kanë marrë paga “pa të drejtë”, mund të ngrenë padi në gjykata, duke kërkuar kompensim të pagës dhe të dëmeve të tjera që u janë shkaktuar.

“Konsideroj që me shumë gjasë, Qeveria do të jetë përgjegjëse për shumë gabime që i ka bërë dhe shumë shpenzime që mund të krijohen, nëse këta punëtorë ngrenë padi nëpër gjykata”, thotë Guta.

“Po rrezikohet mirëqenia sociale”

Avokati i Popullit tha se është “duke e ndjekur me shqetësim situatën”, pas mosekzekutimit të pagave për punonjësit e arsimit.

Sipas këtij institucioni, kjo gjë “do ta rrezikojë seriozisht mirëqenien sociale për mësimdhënësit dhe për familjet e tyre, në një gjendje edhe ashtu të brishtë”.

Në reagimin e tij, Avokati i Popullit rikujtoi, siç tha, përgjegjësinë e Qeverisë që “të garantojë përdorimin e standardeve të njëjta sa i përket grevës”, duke i trajtuar të gjithë “në mënyrë të barabartë”.

Këshilli i Prindërve i Kosovës tha përmes një postimi në Facebook se, edhe pse nuk është pajtuar kurrë me grevën, ai solidarizohet me mësimdhënësit kur ata “trajtohen padrejtësisht dhe jashtë çdo norme, me interpretim të njëanshëm ligjor dhe jashtë të gjitha praktikave të deritanishme”./REL

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë