Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Meta: Jemi në rrugë drejt LDK-së, Osmani pritet të jetë bartëse e listës

07/05/2026 - 08:16
në Lajme
A A
Meta: Jemi në rrugë drejt LDK-së, Osmani pritet të jetë bartëse e listës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Burim Meta, ish-këshilltar i Vjosa Osmanit, në emisionin “Këndi i debatit” në Tëvë1, ka folur për zhvillimet e fundit politike dhe raportet me LDK.

Ai ka bërë të ditur se vendimet përfundimtare lidhur me bashkëpunimin dhe përfshirjen në LDK pritet të merren në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie.

“Ne po kthehemi deri të shtunën, ku është Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, aty ku merret vendimi edhe për formën e bashkëpunimit edhe numrin e kandidatëve të cilët do të përfaqësojnë. Ne sillemi diku te 20 veta për listë, por nuk ka vendime të sakta dhe kjo dëshmon edhe një herë që ne jemi për bashkëpunim parimor për qëllime të Kosovës, në mirëfunksionalizim të institucioneve dhe largim nga ky ngërç institucional”, ka deklaruar Meta.

Ai shtoi se qëllimi i këtij bashkëpunimi është tejkalimi i krizës politike dhe rikthimi në një funksionim normal të institucioneve.

“Ne nuk do të garojmë të ndarë, por do të kthehemi në shtëpinë tonë dhe do të jemi në listën e LDK-së”, është shprehur ai.

Duke folur për pozicionin e tij aktual, Meta theksoi se vazhdon të jetë pjesë e ekipit të presidentes Osmani, ndërsa konfirmoi edhe synimin për rikthim në LDK.

“Statusi im është në ekipin e presidentes Vjosa Osmani dhe ne jemi rrugës për në LDK, natyrisht për të synuar përsëri pozitën e presidentes përmes LDK-së. Interesimi për t’u rikthyer dhe për të qenë pjesë e kësaj ideologjie është jashtëzakonisht i madh”, ka thënë Meta.

Ai shtoi se Osmani pritet të ketë rol kyç në këtë proces.

“Ne do të jemi pjesë e LDK-së dhe natyrisht Vjosa Osmani do të jetë bartëse e listës, dhe kjo është pranuar shumë lehtë nga LDK”, ka deklaruar Meta.

JU REKOMANDOJMË

Alarmi i ekspertëve: Rënia e vaksinimit në Kosovë rrit rrezikun nga fruthi

Alarmi i ekspertëve: Rënia e vaksinimit në Kosovë rrit rrezikun nga fruthi
07/05/2026 - 08:05

Rastet e fundit të raportuara të fruthit në Kosovë paraqesin një sinjal serioz për shëndetin publik dhe nevojën për veprim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse dhe shoqëria në...

Më shumëDetails

Subjektet politike sot e kanë afatin e fundit për njoftimin e pjesëmarrjes në zgjedhje dhe regjistrimin e koalicioneve

Subjektet politike sot e kanë afatin e fundit për njoftimin e pjesëmarrjes në zgjedhje dhe regjistrimin e koalicioneve
07/05/2026 - 08:01

Sot përfundon afati për partitë politike të regjistruara në Republikën e Kosovës për ta njoftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve lidhur me pjesëmarrjen ose mospjesëmarrjen në zgjedhjet e parakohshme,...

Më shumëDetails

Haxhi Avdyli “selam” Vetëvendosjes: Nëse doni luftë, luftë keni me pas

Haxhi Avdyli “selam” Vetëvendosjes: Nëse doni luftë, luftë keni me pas
07/05/2026 - 00:09

Ish-deputeti Haxhi Avdyli ka thënë se Vjosa Osmani po linçohet se është grua, por ka burra që do ta mbrojnë atë. Ndërsa ka dhe një “selam” për Vetëvendosjen,...

Më shumëDetails

Çmenduri: “Avicena shet një kokërr paracetamol 2.5 euro në aeroport”

Çmenduri: “Avicena shet një kokërr paracetamol 2.5 euro në aeroport”
06/05/2026 - 23:47

Gazetari Halil Halili ka publikuar në Facebook një mesazh që ka marrë nga një qytetar, ku thuhet se barnatorja Avicena po shet 2.5 euro një kokërr paracetamol në...

Më shumëDetails

“Në zgjedhje po shkojmë sepse Kurti s’deshi që Osmani me u rizgjedhë presidente“

Presidentja diskuton rreth mundësië që ajo ta dërgojë draft-statutin në Gjykatë- “S’mund ta bëjë pa një akt të Qeverisë”
06/05/2026 - 22:59

Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Dardan Sejdiu deklaroi se partitë po hyjnë në zgjedhje sepse Kurti nuk pranoi që Vjosa Osmani të rizgjidhet presidente. Ai kritikoi udhëheqjen...

Më shumëDetails

Kajtazi: Kurti i shqetësuar me mënyrën se si Osmani po komunikon me elektoratin

“Allahile Rozete fol naj sen”- Kajtazi ironizon me Rozeta Hajdarin pasi u bojkotua nga mediat
06/05/2026 - 22:45

Opinionisti Vehbi Kajtazi sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ka folur lidhur me zhvillimet politike në vend. Ai u shpreh se kryeministri Albin Kurti është i shqetësuar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Haxhiu pas dështimit të 26-të: Nuk po kërkojmë që opozita të votojë për komisionin e fshehtë, por të marrin pjesë në votim

    “Kallxoj burrit mos me ofendu nanën e tij”, vërshojnë komentet te Haxhiu në postimin për Luan Haradinajn

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • PDK mban mbledhjen e Kryesisë, Memli Krasniqi emërohet në këtë pozitë

    145 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Deklaratë e fortë e Florin Krasniqit: Kurti do t’ua dërgojë Njësinë Speciale komandantëve të UÇK-së

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Policia e Prokuroria Speciale me operacion në Prishtinë, Lipjan e Vushtrri- Arrestohen 7 persona për ryshfet

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • A po i bashkohet Fatmir Limaj PDK-së, ja çka thotë Përparim Gruda

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë