Koordinatorja e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje është shprehur e pakënaqur me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila sqaroi se zgjedhja e Presidentit duhet të bëhet deri më 6 tetor ose Kuvendi do të shpërbëhet, dhe do të shkojmë në zgjedhje të reja.
Mihali ka shkruar me ironi se “shumë mirë Gjykata, shumë mirë PDK”.
E plotë:
Pra, Gjykata Kushtetuese pas ankesës së PDK-së po thotë i keni vetëm dhe 14 ditë me zgjedh Presidentin dhe pastaj shkoni në zgjedhje në nëntor.
Shumë mirë Gjykata. Shumë mirë PDK.
Kështu mbrohet shteti dhe çështjet prioritare.













