Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mijëra kosovarë aplikuan për termin për viza pune në Gjermani, ja numri i saktë i aplikuesve

07/01/2022 - 08:49
në Kryesore, Lajme
A A
Mijëra kosovarë aplikuan për termin për viza pune në Gjermani, ja numri i saktë i aplikuesve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka bërë të ditur se për procedurën e shortit në dhjetor të vitit 2021 ka pranuar gjithsej 56 mijë e 639 aplikime. Ata kanë aplikuar për një prej rreth 460 terminëve që ka në dispozicion kjo ambasadë për këtë muaj. Por shifra e atyre që nuk duan të jetojnë në Kosovë mund të jetë edhe më e lartë. Kjo pasi ka edhe shumë të tjerë që synojnë të largohen edhe nëpërmjet vizave që mund të sigurojnë nga shtetet e tjera

Mbi 56 mijë kosovarë nuk duan të jetojnë në Kosovë. Kjo është shifra e atyre që kanë aplikuar për terminë për vizë pune në Ambasadën e Gjermanisë në Prishtinë. Ata janë regjistruar me shpresën se do të përzgjidhen për një prej rreth 460 terminëve që ka në dispozicion kjo ambasadë për këtë muaj. Por shifra e atyre që nuk duan të jetojnë në Kosovë mund të jetë edhe më e lartë. Kjo pasi ka edhe shumë të tjerë që synojnë të largohen edhe me anë të llojeve të tjera të vizave e përmes ambasadave të vendeve të tjera.Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka bërë të ditur se për procedurën e shortit në dhjetor të vitit 2021 ka pranuar gjithsej 56 mijë e 639 aplikime. Nga të gjitha regjistrimet, sipas tyre, nga gjeneratori i rastësishëm i drejtuar në mënyrë kompjuterike në një procedurë të shortit janë përzgjedhur ata të cilët e marrin një termin për aplikim në muajin e ardhshëm.

“Secilin muaj jepen proporcionalisht aq terminë, ashtu që në fund të vitit arrihet kontingjenti prej më së shumti 5.500 vizave që eventualisht mund të lëshohen për këtë kategori”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Gjermane për kohën.

Qytetarët që janë larguar tashmë nga vendi thonë se janë kushtet ato që i shtynë të largohen.

Atdhetar Hasani, i cili para rreth tre vjetëve është larguar nga Kosova në Slloveni, me anë të një vize të punës, ka thënë se është larguar për të gjetur një jetë më të mirë.

“Kam lindur këtu, kam dalë qe tre vjet gati, kam dalë me vizë pune. As këtu nuk kam qenë keq, por duke kërkuar një të ardhme më të mirë, për atë arsye kemi dalë, me pa ndonjë perspektivë më të mirë”, është shprehur Hasani.

E Rinor Hajdaraj, i cili gjithashtu është larguar nga Kosova në Itali, ka thënë se as nuk mendon të kthehet më në Kosovë për të jetuar.

“Qysh m’u kthy këtu dimrit kur dojna m’u mërdhi, s’ka rrymë, qysh m’u kthy”, ka theksuar Hajdaraj.

Ndërsa Muhamet Kasumi, i cili gjithashtu me vizë pune është shpërngulur në Kroaci, ka thënë se tani planifikon që atje ta marrë edhe familjen.

“S’ka kushte këtu, s’ka. Këtu edhe 200 vite duhet me e arrit atë qëllimin. Kroatët, ata kanë shkuar shumë, shumë përpara. Ne vetëm ëndërr mund ta shohim. Besoj që për një kohë të shkurtë e tërë Kosova do të zbrazet”, është shprehur Kasumi.

Drejtori i Hulumtimeve nga Instituti GAP, Jeton Mehmeti, ka thënë se numri i kërkesave për leje pune të paraqitura nga qytetarët e Kosovës në Agjencinë Federale të Punësimit të Gjermanisë përbën 30% të të gjitha aplikacioneve nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Pesë sektorët me rrezikun më të lartë të ikjes së fuqisë punëtore janë TIK-u, gastronomia, inxhinieria dhe kujdesi shëndetësor. Në bazë të anketave me të punësuar në sektorin privat del se ndër arsyet kryesore të emigrimit janë: pagat e ulëta, kushtet e këqija të jetesës dhe mungesa e mundësive në Kosovë”, është shprehur Mehmeti.

Sipas tij, nëse ky trend i emigrimit vazhdon, disa sektorë në Kosovë rrezikojnë të mbesin pa fuqi të kualifikuar punëtore.

Pas ankesave për pamundësi të zënies së terminëve dhe numrit të madh të të interesuarve Ambasada e Gjermanisë, nga dhjetori i vitit që shkoi e ka ndryshuar mënyrën e aplikimit për terminë për vizë pune. Ajo ua ka dhënë mundësinë të gjithë të interesuarve që të regjistrohen e mandej përzgjedhja të bëhet me anë të shortit.

Për shkak të pandemisë, në vitin 2020 dhe 2021, Ambasada e Gjermanisë nuk ka lëshuar viza pune. Ndërsa në vitin 2019 Ambasada ka lëshuar më shumë se 50 mijë viza. Prej tyre rreth 36 mijë viza Schengen, si dhe rreth 15 mijë viza nacionale për qëndrime afatgjata, si bashkim familjar, viza pune e viza studimi.

“Në vitet e kaluara Ambasada i ka rritur dukshëm kapacitetet e përpunimit të kërkesave për viza, ashtu që zyra e vizave tani është një nga zyrat më të mëdha gjermane në mbarë botën. Mirëpo kërkesa edhe më tej i tejkalon kapacitetet tona dhe koha e pritjes fatkeqësisht nuk mund të mënjanohet”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Gjermane.

Vizat e punës nga Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë lëshohen në kuadër të “Rregullores për Ballkanin Perëndimor”. Deri më 31.12.2023 shtetasit nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, kanë një qasje të privilegjuar në tregun gjerman të punës – pavarësisht nga kualifikimi i njohur në Gjermani. Kusht për dhënien e vizës mbetet miratimi i Agjencisë Federale të Punës. Brenda një viti kalendarik mund të lëshohen maksimalisht 25.000 miratime për aplikacione të tilla, 5.500 në vit nga të cilat për aplikues nga Kosova. Sipas Ambasadës, ky numër korrespondon deri diku me numrin e vizave të kësaj kategorie të lëshuara para pandemisë.

Procedura e shortit realizohet secilën herë në Ministrinë e Jashtme Federale në Berlin nën mbikëqyrjen e më shumë personave.

Sipas Ambasadës, për pjesëmarrje në procedurën e shortit për terminë në muajin pasues është i domosdoshëm një regjistrim i ri. Në fillim të çdo muaji do të hapet dhe do të qëndrojë e hapur për 2 deri në 3 javë një listë e re e regjistrimit për terminë për aplikim. Periudha e saktë e hapjes së listës publikohet çdo muaj në uebfaqen e Ambasadës. Aktualisht është e hapur lista e regjistrimeve për terminë për periudhën shkurt deri fillim të marsit.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë