Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Miliona euro të papaguara për pensionet e minatorëve të Trepçës

06/06/2026 - 11:15
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
Miliona euro të papaguara për pensionet e minatorëve të Trepçës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në horizontet e errëta të Minierës së Stantërgut, ku zhurma e makinave përzihet me lodhjen e viteve, Fehmi Meha shtyn ngadalë një makinë të prishur.

Këtë punë e ka bërë për më shumë se katër dekada. Por sot, përveç peshës së metalit, ai bart edhe një shqetësim që nuk lidhet me nëntokën: të ardhmen e tij pas pensionit.

“Edhe një vit dal në pension… por nuk e di nëse do t’i marr kursimet e mia”, thotë 64-vjeçari, i cili që nga viti 1983 punon si mjeshtër i makinave që transportojnë xehe në kombinatin e Trepçës.

Fehmi Meha, mjeshtër i makinave që transportojnë xehen në Trepçë.

Ndërsa numëron muajt e fundit në punë, ai është i shqetësuar për mungesën e kontributeve pensionale që, siç thotë, nuk i janë paguar rregullisht nga punëdhënësi për më shumë se gjashtë vjet.

“Janë mbi 5 mijë euro borxh. Nuk e di shumën e saktë, por e di që janë paratë e mia, të fituara me punë”, thotë Meha për Radion Evropa e Lirë.

Meha (në të djathtë), së bashku me një koleg minator duke shtyrë një makinë transportuese.

Për të, situatën e rëndon edhe më shumë fakti se nga paga e tij prej rreth 720 eurosh në muaj, vazhdojnë t’i ndalen 5 për qind për kontribute pensionale, por ato nuk transferohen në Fondin e Kursimeve Pensionale – institucioni shtetëror që menaxhon kursimet pensionale të punëtorëve në Kosovë, i njohur si Trust.

“Kjo është e padrejtë. Me duart tona i kemi fituar këto para”, shprehet Meha.

Duart e një minatori pasi ka dalë nga horizontet e Stantërgut.

Një problem sistemik

Sipas ligjit në Kosovë, çdo i punësuar paguan 10 për qind kontribute pensionale – gjysma paguhet nga punëdhënësi dhe gjysma nga paga e punëtorit.

Këto mjete grumbullohen nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe transferohen në llogaritë individuale në Trust.

Por, të dhënat tregojnë një realitet tjetër për disa punëtorë të Trepçës.

Pasqyra e llogarisë në Trust e një punëtori të Stantërgut, ku shfaqen të papaguara kontributet pensionale.
Pasqyra e llogarisë në Trust e një punëtori të Stantërgut, ku shfaqen të papaguara kontributet pensionale.

Një pasqyrë e llogarisë së një punonjësi në Trust, e siguruar nga Radio Evropa e Lirë, tregon se nga viti 2020 deri në maj të këtij viti – gjithsej 77 muaj – kontributet janë paguar vetëm për 25 muaj.

Pagesat janë përqendruar kryesisht në vitet 2022 dhe 2023, ndërsa në vitin 2021, 2025 dhe gjatë këtij viti mungojnë.

Ky problem nuk është i izoluar.

Sabri Ismaili, me 44 vjet përvojë pune në Trepçë si kryepunëtor, përballet me të njëjtin shqetësim.

“Pensioni prej rreth 200 eurosh nuk mjafton as për shpenzime bazike. Më mungojnë mjetet nga Trusti… pa ato para nuk e di se si do t’ia dal”, thotë Ismaili, gati 65 vjeç, për Radion Evropa e Lirë.

Kjo situatë është “jonjerëzore” sipas tij, sidomos në një kohë kur, siç thotë, ndërmarrja raporton rritje të prodhimit dhe të fitimit.

Kryepunëtori në Trepçë, Sabri Ismaili duke punuar në zyrën e tij.

Kombinati Trepça, dikur shtylla kryesore e ekonomisë së Kosovës dhe një ndër ndërmarrjet më të mëdha industriale në ish-Jugosllavi, sot operon me kapacitete dhe staf të reduktuar ndjeshëm.

Deri në vitet ’90, në të punonin mbi 22 mijë njerëz. Sot, në minierat e Mitrovicës, Kishnicës, Stantërgut e Artanës, numri i punëtorëve ka rënë në rreth 1.040.

Minatorë të Stantërgut.

Megjithëse të shpërndarë në disa njësi, minatorët ndajnë të njëjtat shqetësime.

Shemsi Avdyli, 44 vjeç, ndihmësxehetar në Artanë, thotë se në Trust ka të regjistruar vetëm disa muaj kontribute.

Shemsi Avdyli, ndihmësxehtar në Artanë.

E njëjta situatë paraqitet edhe për kolegun e tij, Tahir Gashi.

Ai tregon se në llogarinë e tij në Trust figurojnë pagesat vetëm për tre muaj të vitit 2021.

“Kjo është djersa jonë. Nuk e kam besuar kurrë se mund të ndodhë kjo në Trepçë. Punojmë me pajisje të vjetruara, në kushte të vështira dhe paratë tona na ndalen… është tmerr”, thotë Gashi.

Tahir Gashi, ndihmësxehtar në Artanë.

Sindikata: Shkelje ligjore dhe diskriminim

Gani Osmani nga Sindikata e Pavarur e Minatorëve thotë se kjo çështje është ngritur vazhdimisht te menaxhmenti dhe qeveritë, por pa rezultat konkret.

Sipas tij, borxhi për secilin punëtor varion nga 6.000 deri në 10.000 euro.

“Në vend që minatorët të jenë më të respektuarit, kanë mbetur më të diskriminuarit. Mospagesa në Trustit është shkelje ligjore”, thotë Osmani për Radion Evropa e Lirë.

Gani Osmani nga Sindikata e minatorëve të Trepçës.

Ai shton se ka raste kur disa minatorë kanë dalë në pension – madje edhe kanë ndërruar jetë – pa i marrë këto mjete.

Pasojat pas pensionimit

Për Islam Kurtin, 68 vjeç, kjo nuk është më frikë, por realitet.

Ai është pensionuar para tre vjetësh nga Miniera e Stantërgut dhe thotë se në Trust i mungojnë rreth 6.000 euro.

Islam Kurti.
Islam Kurti.

Sot merr rreth 200 euro nga Trusti dhe 214 euro pension nga skemat shtetërore.

“Në Trust më kanë mbetur para të mia edhe për një vit e gjysmë. Nëse Trepça nuk e rimburson pjesën tjetër, nuk e di çka të them… nuk e di se si do të jetoj me 214 euro në muaj”, thotë Kurti.

Qindra minatorë, ndërkohë, kanë ngritur padi civile në Gjykatën Themelore në Mitrovicë. Në mesin e tyre edhe kryetari i Sindikatës, Ibrahim Januzi, por, sipas tij, vendimi i shkallës së parë ka qenë në favor të ndërmarrjes.

Ibrahim Januzi, kreu i Sindikatës së minatorëve të Trepçës duke biseduar me Radion Evropa e Lirë.
Ibrahim Januzi, kreu i Sindikatës së minatorëve të Trepçës duke biseduar me Radion Evropa e Lirë.

Radio Evropa e Lirë kërkoi përgjigje nga kjo gjykatë lidhur me rastet e iniciuara nga minatorët dhe vendimet e marra në këto procese, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.

Një minator i Trepçës.

Një borxh milionësh pa afat për shlyerje

Menaxhmenti i Trepçës thotë për Radion Evropa e Lirë se pagesat në Trust nuk janë bërë kryesisht që nga viti 2022, por nuk sqaron arsyet.

“Vlera e borxhit është rreth gjashtë milionë euro, përfshirë interesin”, thuhet në përgjigjen e dërguar me shkrim.

Aty nuk jepet as edhe ndonjë afat i mundshëm për shlyerjen e këtij borxhi.

Qeveria e Kosovës – që zotëron 80 për qind të aksioneve në Trepçë, ndërsa 20 për qind u takojnë punëtorëve – nuk iu përgjigj interesimit të Radios Evropa e Lirë për këtë çështje.

Rrobat e varura të minatorëve në hapësirat e Trepçës.

Në përgjigjen e Administratës Tatimore të Kosovës thuhet se janë ndërmarrë disa masa ligjore për inkasimin e borxhit, përfshirë gjoba dhe ndalim të shitjes së pronave të luajtshme dhe të paluajtshme, por se është shmangur bllokimi i llogarive për të mos rrezikuar funksionimin e ndërmarrjes.

“Është vlerësuar se një masë e tillë do të pengonte zhvillimin e aktivitetit të ndërmarrjes dhe do të mund të shkaktonte pasoja sociale, përfshirë vështirësi në pagesën e pagave të punëtorëve”, thuhet në përgjigjen e ATK-së.

Avni Fejzullahu është sinjalist në minierën e Stantërgut. Ai është fotografuar nga REL-in gjatë punës në këtë minierë në Mitrovicë.

Ky institucion nuk sqaron se sa është vlera e borxhit total, duke thënë se “të dhënat e kërkuara janë konfidenciale”.

Sipas ish-drejtorit të ATK-së, Ilir Murtezaj, ndërmarrjet publike shpesh janë trajtuar me tolerancë, për shkak të rëndësisë së tyre ekonomike dhe sociale.

Ai thotë se, në rast të vonesës ose mospagesës së detyrimeve, ATK-ja ka të drejtë të ndërmarrë masa ligjore për mbledhjen e borxhit, duke filluar nga shqiptimi i gjobave dhe kamatave deri te bllokimi i llogarive bankare.

“…por, ndërmarrjet publike janë raste më specifike për shkak të numrit të madh të punëtorëve dhe rëndësisë së tyre për funksionimin ekonomik dhe social. Në shumë raste, shteti ka ndërhyrë duke i mbështetur financiarisht këto ndërmarrje për t’i ndihmuar në tejkalimin e problemeve”, thotë Murtezaj për Radion Evropa e Lirë.

Minatorët duke dalë mbi tokë nga horizontet e Stantërgut.

Në vitin 2024, Qeveria e Kosovës ndau katër milionë euro për mbulimin e pagave të punonjësve të Trepçës.

Punëtorë në minierën e Stantërgut.

Por, në gjithë këtë paqartësi institucionale, më të ekspozuarit mbeten vetë minatorët, veçanërisht ata që janë afër pensionimit, si Fehmi Meha.

Pas dekadash në minierë, ai thotë se ka humbur besimin se do të shohë ndonjëherë një pjesë të kursimeve të tij pensionale.

“Nuk është dashur të vijë puna deri këtu”, thotë ai, ndërsa shtyn makinën drejt repartit të riparimit.

JU REKOMANDOJMË

Pak ditë para vendimit në Hagë, Kadrijaj: Mjerë ai shqiptar që ka bashkëpunuar me Serbinë

Kadrijaj: AAK-ja nuk do të bëhet pjesë e qeverisë Kurti 3
13/09/2026 - 22:11

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj ka shprehur bindjen se ish-krerët e UÇK-së do të lirohen, ndërsa ka folur edhe për personat që, sipas saj, kanë deponuar dosje dhe...

Më shumëDetails

Përparim Rama: KRYEMINISTËR I VETËVENDOSJES DHE LISTËS SERBE – “Kënd ke me pre me gërshërë?”

Lëshuan sallën pasi konstatuan se plani zhvillimor ka të meta, Rama u reagon VV’së dhe PDK’së
13/09/2026 - 22:05

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër pas zgjedhjes së Albin Kurtit për Kryeministër të Kosovës, duke e kritikuar mënyrën e sigurimit të votave dhe gjuhën e...

Më shumëDetails

Stradner: Rusia po i jep Vuçiqit “paketën për mbijetesën e regjimit”, intelegjenca ruse do të ndërhyjë në zgjedhjet në Serbi

Stradner: Rusia po i jep Vuçiqit “paketën për mbijetesën e regjimit”, intelegjenca ruse do të ndërhyjë në zgjedhjet në Serbi
13/09/2026 - 21:51

Analistja amerikane Ivana Stradner ka paralajmëruar për përfshirjen e shërbimeve serbe dhe ruse në procesin zgjedhor në Serbi, duke thënë se tashmë janë vërejtur përpjekje për të dëmtuar...

Më shumëDetails

Lladrovci: Jo të gjithë që marrin vota janë për politikë

Lladrovci: Jo të gjithë që marrin vota janë për politikë
13/09/2026 - 21:37

Opinion lidhur me gjendjen aktuale në politikën e Kosovës nga Ramiz Lladrovci. Opinioni i Lladrovcit në rrjetin social: Kaçamaku i politikës kosovare po gatuhet me turli mielli, me...

Më shumëDetails

Çitaku: Kurti po sillet si monark, kemi me përdorë çdo mjet politik e juridik me kthy demokracinë

Çitaku për bisedën Kusari-Lila – Radojiçiq: Të hetohet nga organet
13/09/2026 - 21:27

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti, duke e akuzuar se po synon të “suspendojë çdo rregull”, përfshirë normat kushtetuese, politike, morale e njerëzore. Ajo...

Më shumëDetails

Reuters: Kuvendi i Kosovës e rizgjedh Albin Kurtin kryeministër, kriza politike vazhdon

Haxholli nga KDI: Sot shpërndahet Kuvendi i Kosovës
13/09/2026 - 20:51

Reuters një nga agjencitë më të mëdha ndërkombëtare të lajmeve ka raportuar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, duke theksuar se Albin Kurti është rizgjedhur kryeministër, por...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Deklarata bombë e nënkryetarit të Kuvendit: Kuvendi nuk është konstituuar

    Deklarata bombë e nënkryetarit të Kuvendit: Kuvendi nuk është konstituuar

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Mësohet arsyeja, ja pse Leonora Jakupi nuk ishte dje në Marshin për Çlirimtarët

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Deputeti i LDK-së i reagon VV-së: Lojë për të na çuar në zgjedhje, keni me marrë fund politikisht

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Vuçiq dje foli për pretendime të reja për Thaçin, sot deklarohet për KFOR’in dhe Kosovën

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Inspektorati i punës gjen shkelje flagrante të drejtave të punëtorëve në kompaninë e ujit “Rugove”

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë