Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, duket se para hoteleve shqiptare preferon ato me motivacione multietnike.
Ish-shefja e Grupit Parlamentar të VV-së dje është takuar me Sekretarin Shtetëror për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Landit të Nordrhein-Westfalen, Christian Wiermer.
Madje, dikasteri që Kusari-Lila drejton ka organizuar një pritje të veçantë për mysafirët në “Hotel Gracanica”, i cili ndodhet nw Komunw tw Graçanicës.
Gazeta ka mësuar se shumica e stafit që janë punësuar në këtë hotel janë nga komuniteti serb dhe komunitete tjera.
Në njoftimin e MINTI-it tregohet se për çka është diskutuar në këtë takim.
“Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin institucional, marrëdhëniet ekonomike dhe mundësitë për thellimin e mëtejshëm të partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, me fokus në zhvillimin ekonomik, investimet dhe bashkëpunimin ndërinstitucional. Me këtë rast u vlerësuan marrëdhëniet e ngushta ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, të cilat ndër vite janë ndërtuar jo vetëm mbi bashkëpunimin politik dhe institucional, por edhe mbi lidhjet e forta njerëzore mes dy vendeve”, thuhet në komunikatën e MINTI-it.













