
Miniera e Trepçës vazhdon të ketë probleme të shumta, pavarësisht ndërrimeve të shpeshta të menaxhmenteve, shkruan Veriu.info.
Pakënaqësitë e punëtorëve lidhur me pagat dhe kushtet e punës, e kanë përcjellur ndërmarrjen në vazhdimësi.
Jo rrallë, punëtorët kanë grevua duke kërkuar paga më të larta e kushte elementare të punës.
Veriu.info ka mësuar se punëtorët e Trepçës pritet të hyjnë sërish në grevë në rast se pagat e muajit mars nuk dalin me rritje.
Ky burim i ka thënë Veriu.info se minatorëve u është premtuar rritje pagash nga muaji mars e tutje.
Ky burim ka theksuar se minatorët janë bashkuar në kërkesat e tyre, dhe në rast se paga e marsit nuk del me rritje atëherë do të mbyllen në minierë.
Mbetet të presim ekzekutimin e pagave nga menaxhmenti për të parë nëse minatorët do të hyjnë në grevë apo miniera do të vazhdojë punën normalisht./Veriu.info/












