Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Ministër qiti rezultatet”, Qumështorja Vita: Kanë kaluar dy javë, Ministria dhe AUV ende nuk kanë publikuar rezultatet e analizave të mostrave

16/07/2026 - 15:22
në Kryesore, Lajme
A A
“Ministër qiti rezultatet”, Qumështorja Vita: Kanë kaluar dy javë, Ministria dhe AUV ende nuk kanë publikuar rezultatet e analizave të mostrave
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qumështorja Vita ka reaguar sërish duke kërkuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë publikimin e menjëhershëm të rezultateve të analizave të mostrave të qumështit, të marra më 2 korrik.

Sipas kompanisë, më 6 korrik ishte arritur dakordim që grumbullimi i qumështit nga fermerët të rifillonte, pasi ministri Armend Muja dhe përfaqësuesit e AUV-së kishin premtuar se rezultatet e analizave do të publikoheshin jo më vonë se më 13 korrik.

Megjithatë, Vita thotë se sot, më 16 korrik, rezultatet ende nuk janë bërë publike, pavarësisht kërkesave dhe emaileve zyrtare që kompania pretendon se ia ka drejtuar Ministrisë dhe AUV-së.

“Kompania thotë se nuk e ka të qartë pse AUV ende nuk i ka përcjellë rezultatet e analizave të mostrave të marra më 2 korrik, ndërsa thekson se analizat e produkteve të importuara të marra në Doganë publikohen brenda ditës.”

Në reagim, Vita shprehet e bindur se rezultatet do të dëshmojnë se produkti i saj është “100% qumësht”, duke shtuar se publikimi i tyre do t’u japë fund dyshimeve dhe spekulimeve.

“Kërkojmë që me urgjencë të na dorëzohen dhe të publikohen rezultatet e analizave të mostrave të datës 02.07.2026, në mënyrë që edhe ata që kishin dyshime të binden se Qumështi Vita është 100% qumësht”, thuhet në deklaratën e kompanisë.

Qumështorja Vita thekson se do të vazhdojë të kërkojë transparencë dhe publikimin e plotë të rezultateve, duke shtuar se “fermerët nuk meritojnë heshtje, qytetarët nuk meritojnë paqartësi, ndërsa Kosova meriton institucione që mbajnë fjalën e dhënë”.

JU REKOMANDOJMË

Mërgimtari pranon fajësinë për kanosjen e Xhelal Sveçlës, Gjykata ia refuzon

Mërgimtari pranon fajësinë për kanosjen e Xhelal Sveçlës, Gjykata ia refuzon
16/07/2026 - 16:19

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë në seancën fillestare të enjten, i akuzuari Remzi Hajzeraj ka pranuar fajësinë për akuzën se ka kanosur përmes rrjeteve sociale ministrin në detyrë...

Më shumëDetails

Një grua gjendet e pajetë brenda banesës së saj në Mitrovicë

Qytetari gjen telefonin dhe portofolin e humbur, i dorëzon në polici
16/07/2026 - 16:08

Një grua e moshës 76-vjeçare është gjetur e vdekur paraditen e sotme në banesën e saj në Mitrovicën e Jugut, raporton Veriu.info. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi...

Më shumëDetails

Ymeri: Albin Kurti mund t’i formojë sot Kuvendin dhe Qeverinë, por po i shtyn proceset për zgjedhje në dhjetor

Ymeri: Ekonomia jonë nuk mund të drejtohet nga rrenat e broçkullat
16/07/2026 - 15:23

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se po e zvarrit qëllimisht procesin e konstituimit të institucioneve,...

Më shumëDetails

Mbi 50 deputetë opozitarë në Serbi kërkojnë shkarkimin e ministres Paunoviq pas deklaratës për Kosovën

Mbi 50 deputetë opozitarë në Serbi kërkojnë shkarkimin e ministres Paunoviq pas deklaratës për Kosovën
16/07/2026 - 15:20

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, njoftoi të enjten se 53 deputetë opozitarë ia kanë dorëzuar një kërkesë kryeministrit serb për shkarkimin e ministres...

Më shumëDetails

Publikohen rezultatet për drejtor të AKP’së, asamblistja e LVV’së me më së shumti pikë

Publikohen rezultatet për drejtor të AKP’së, asamblistja e LVV’së me më së shumti pikë
16/07/2026 - 15:10

Procesi i vlerësimit të kandidatëve për kryeshef ekzekutiv të Agjencisë Kosovare të Privatizimit është drejt fundit. Në një dokument të publikuar nga AKP’ja, vërehet se e para në...

Më shumëDetails

“Të neveritshme”, Britania dënon deklaratat e ministres serbe për “spastrimin etnik” në Kosovë

“Të neveritshme”, Britania dënon deklaratat e ministres serbe për “spastrimin etnik” në Kosovë
16/07/2026 - 15:08

Ministria e Punëve të Jashtme e Britanisë së Madhe i ka dënuar ashpër deklaratat e ministres serbe, Snezana Paunoviq për “spastrimin etnik” në Kosovës. Në një reagim të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hoxha ofendon rëndë komandantët e UÇK-së: Po kujtojnë se e kanë çliru…(Video)

    Hoxha ofendon rëndë komandantët e UÇK-së: Po kujtojnë se e kanë çliru…(Video)

    161 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Edhe “Fitorja” Sh.P.K. e Tahir Malokut kapet duke abuzuar me çmime të naftës, shteti e dërgon në gjykatë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Krimet Kibernetike zbarkojnë në Prizren, arrestohet nipi i ish-deputetit Haxhi Avdyli, ka urdhër-arrest nga SHBA

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Gashi reagon pas procedimit të nënshkrimeve për shkarkimin e Abdixhikut

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Sach Pizza mohoi praninë e salmonelës, por raporti mjekësor konfirmon diagnozën Salmonellosis A02.0

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë