Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ministri Çeku s’i bindet deklaratës së FFK-së: Është e qartë, ka ndodh largimi i flamurit të Kosovës në Beograd, Federatat i kemi udhëzu me i lëshu ngjarje në këso raste

03/04/2025 - 19:37
në Lajme, Sport
A A
Ministri Çeku s’i bindet deklaratës së FFK-së: Është e qartë, ka ndodh largimi i flamurit të Kosovës në Beograd, Federatat i kemi udhëzu me i lëshu ngjarje në këso raste
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Minisitri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, Hajrulla Çeku ka reaguar ashpër në lidhje me skandalin që ndodhi në kongresin e UEFA-s me flamurin e Kosovës.

Ministri Çeku nuk i është bindur deklaratës së Federatës të Futbollit të Kosovës, e cila çuditi me një komunikatë, duke thënë se simbolet e Kosovës nuk janë hequr nga Kongresi i UEFA-s.

Ministri Çeku thotë se është e qartë se simbolet e Kosovës janë larguar.

“Këto jane detaje që do të na sqarojë UEFA-ja, edhe vendosja edhe largimi i simboleve do te duhet te ndjeke një procedurë standarde te logjistikës së atij organizimi. Mirëpo, ne kemi fotografitë, që tashmë janë publike, ku në tavolinë nuk është flamuri i Kosovës derisa shihen flamujt e shteteve të tjera. Nëse ka ndodhur në përfundim ose pas përfundimit, megjithatë nuk ka logjikë që një herë të largohet vetëm flamuri i Kosovës dhe të bëhen disa fotografi e pastaj të vazhdohet me të tjerat. Këtë unë mendoj se e ka bërë Federata e Serbisë, por kjo nuk e redukton përgjegjësinë, pasi kjo nuk ka qenë ngjarje e federates serbe, por organizim i UEFA-s”, tha Çeku për emisionin “Gazeta” në “Kanal10”.

Po ashtu, në prononcimin për “Kanal10”, ministri tha se shteti i ka udhëzuar qysh më herët të gjitha federatat sportive të Kosovës, që t’i lëshojnë ose të tërhiqen nga çdo aktivitet sportiv – çfaredo qofshin ato – nëse pala kosovare nuk trajtohet njësoj sikurse pjesëmarrësit e vendeve të tjera.

“E kemi një politikë që e kemi komunikuar me gjitha federatat. Kudo që ndodhin ngjarjet sportive në botë, pjesëmarrje duhet të ketë vetëm me simbolet tona shtetërore. Pa simbole, nuk ka pjesëmarrje. Largimi i simboleve, do të thotë largimi i sportistëve të Kosovës”, deklaroi ai.

Siç dihet, prezent ne Kongresin e UEFA-s, deri në fund të punimeve, kanë qenë përfaqësuesit e FFK-së, kryetari Agim Ademi dhe u.d sekretarit, Markus Weidner.

JU REKOMANDOJMË

Kajtazi: SHBA-ja nuk është hajgare, Kurti është i rreshtuar në anën e gabuar të historisë

Kajtazi i ashpër me VV-në: Janë antishqiptar, urgjencë kombëtare të largohen
04/06/2026 - 23:00

Gazetari dhe analisti, Vehbi Kajtazi ka komentuar opinionin e të ngarkuarës me punë në Ambasadën amerikane, Anu Prattipati se Kosovës po i mbyllet dera për projektin e gazit...

Më shumëDetails

Peci “shkrihet” kur flet për Kurtin: Partneri më korrekt në jetën time

Peci “shkrihet” kur flet për Kurtin: Partneri më korrekt në jetën time
04/06/2026 - 22:50

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci ka thënë se “kurrë në jetën e tij nuk ka pasur partner më korrekt” se Albin Kurti. Këto deklarata ai i bëri në...

Më shumëDetails

Abdixhiku nga Vushtrria: Gazi amerikan prioritet kombëtar për siguri energjetike dhe zhvillim ekonomik

Abdixhiku nga Vushtrria: Gazi amerikan prioritet kombëtar për siguri energjetike dhe zhvillim ekonomik
04/06/2026 - 22:44

Kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur tubimin e radhës zgjedhor në Vushtrri, ku ka prezantuar programin dhe zotimet e partisë për zgjedhjet e...

Më shumëDetails

Debat i ashpër Molliqaj – Latifi: Ke marrë privilegje nga ish-pushteti – të çojë në gjyq

Debat i ashpër Molliqaj – Latifi: Ke marrë privilegje nga ish-pushteti – të çojë në gjyq
04/06/2026 - 22:31

Në “Pressing” të T7, ka pasur debat të ashpër në mes të kryetarit të PSD-së Dardan Molliqajt dhe profesorit Blerim Latifi. Latifi i tha Moliqajt se ai i...

Më shumëDetails

Ligji për shtetësinë për 15 ditë ia shton Novobërdës 30 banorë

Pasaportat më të fuqishme në botë, e Kosovës ngritet për disa vende krahasuar me vitin e kaluar
04/06/2026 - 22:23

Ligji për shtetësinë i miratuar në Kuvend me vota të mazhorancës dhe Listës Serbe që hyri në fuqi më 22 maj ka nisur të japë rezultatet e para....

Më shumëDetails

Rrahman Rama nga Gryka e Llapushnikut: Jo rasisht, në këtë vend kishin nisur fushatat zgjedhore Hashim Thaçi e Kadri Veseli

Rrahman Rama nga Gryka e Llapushnikut: Jo rasisht, në këtë vend kishin nisur fushatat zgjedhore Hashim Thaçi e Kadri Veseli
04/06/2026 - 22:04

Kandidati për deputet nga PDK, Rrahman Rama sonte në Grykën e Llapushnikut, tha se nga ky vend Hashim Thaçi e Kadri Veseli kanë nisur fushatat. Postimi i plotë:...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hekuran Murati: Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

    100 eurot nga Qeveria, Murati jep një njoftim shumë të rëndësishëm

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • Publikohen pamje: Momenti kur Gjesti hyn me armë në ONIMA dhe demolon gjithçka

    210 Shpërndaje
    Shpërndaje 84 Tweet 53
  • Zana Avdiu: Isha në një tubim të PDK-së, Paulina s’pat shanse t’ia bëjë një pyetje Bedri Hamzës, u sillke si me kanë yll Hollywoodi, e jo si një politikan që i ka humbe tre palë zgjedhje

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Pse Bedri Hamza ka ‘fobi’ veriun? Jeton buzë tij, por asnjë ditë fushatë në këtë pjesë të shtetit të Kosovës

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “A i ka lexuar librat e Halil Matoshit”, kjo është përgjigjja epike e Albin Kurtit (Video)

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë