Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ministri i jashtëm austriak me citimin e Edi Ramës për luftën, i drejtohet BE-së: Dërgojini sinjalet e vendeve të Ballkanit Perëndimor

23/11/2023 - 15:06
në Lajme
A A
Ministri i jashtëm austriak me citimin e Edi Ramës për luftën, i drejtohet BE-së: Dërgojini sinjalet e vendeve të Ballkanit Perëndimor
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg, i bëri thirrje Bashkimit Evropian dhe liderëve të tij që të mos e shikojnë Ballkanin “me lupë” dhe Kievin “me syze rozë”

Në një intervistë për Financial Times, Schallenberg vlerësoi se BE-ja nuk duhet të lejojë forcimin e ndikimit të Rusisë dhe Kinës në Ballkanin Perëndimor, por duhet të dërgojë një sinjal se ato vende janë pjesë e familjes evropiane.

Kur bëhet fjalë për Serbinë, kujtohet se negociatat e anëtarësimit filluan në vitin 2014, por progresi u ndal.

“Asgjë nuk lëviz për popullin e Serbisë”, tha Shallenberg.

“Për herë të parë kemi sondazhe në Serbi ku shumica relative nuk janë më në favor të Bashkimit Evropian. Kjo duhet të ndezë të gjitha këmbanat tona të alarmit. Po i humbasim”, tha ai.

Schallenberg vlerësoi se është thelbësore ankorimi i Ukrainës dhe Bosnjë-Hercegovinës në orbitën e BE-së për të kundërshtuar ndikimin rus.

Forcimi i stabilitetit në të dy rajonet – si në Evropën Lindore ashtu edhe në atë Juglindore – është po aq i rëndësishëm. “Sizmografi ynë gjeostrategjik funksionon në të dy drejtimet”, shtoi ai.

FT kujton se liderët e BE-së do të vendosin në një samit në mes të dhjetorit nëse do të miratojnë zyrtarisht fillimin e negociatave të anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë, një hap që mund të bllokohet nga çdo kryeqytet, dhe të konsiderojnë përparimin drejt zgjerimit të bllokut në sa më shumë 35 anëtarë.

Schallenberg tha se do të ishte një “katastrofë gjeostrategjike” që Komisioni të shikonte Ballkanin Perëndimor “me një llupë dhe Ukrainën përmes syzeve rozë”.

“Nuk mund të kesh disa grupe në korsinë e shpejtë, të tjerë në korsinë e shërbimit”, tha ai.

I pyetur nëse Austria po mendon të vërë veton për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Ukrainën nëse Bosnjës nuk i jepet drita jeshile për negociata, Schallenberg tha se bisedimet “tashmë po shkojnë në drejtimin e duhur”.

“Por. . . le të mos krijojmë një problem në rajonin që pret prej 20 vitesh dhe të mos u vendosim një pengesë tjetër. Siç tha [kryeministri shqiptar] Edi Rama, nëse e citoj saktë, a duhet të fillojmë një luftë në Ballkan për të tërhequr vëmendjen tuaj?”, shtoi ai.

Schallenberg vlerësoi se debati do të jetë “shumë i stuhishëm” duke shtuar se ai dëshiron që “sinjalet të jenë të barabarta në të dy drejtimet për arsye gjeostrategjike”, theksoi ai.

Schallenberg tha gjithashtu se BE nuk duhet të lejojë Rusinë dhe Kinën të ndërtojnë ndikimin e tyre në rajon, duke përfshirë projektet e infrastrukturës që duhet të financohen nga Brukseli.

“Duhet t’u dërgojmë një sinjal palëve të treta: këto vende janë tonat, janë pjesë e familjes sonë”, theksoi ai.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë