Ditën e sotme ministri i bujqësisë, Faton Peci ka vizituar familjen e heroit Sali Çekaj në Broliq të Deçanit.
Ministri u mirëprit nga nipi i Saliut, Driton Çekaj, shkruan ‘Mitropol’.
Ai tha se familja e heroit ka një numër të konsiderueshëm të gjedheve si dhe kultivon me dhjetra hektarë drithëra.
“Çekajt jetojnë me ballë naltë me të mirat e punës plot djersë. Ata korrin atë që edhe mbjellin; faqen e bardhë të punës me nder” shtoi tutje ai.
Postimi i plotë:
🇦🇱Sali Çekaj ia fali jetën Kosovës! Si një burrë i mençur e trim, e kishte nderuar atdheun gjithmonë me veprën e tij.
📍Vizitova familjen Çekaj në Broliq të Deçanit, ku na priti Dritoni, nipi i Heroit të Kosovës. Ai mbarështon një numër të konsiderueshëm të gjedheve si dhe kultivon me dhjetra hektarë drithëra.
🫡Çekajt jetojnë me ballë naltë me të mirat e punës plot djersë. Ata korrin atë që edhe mbjellin; faqen e bardhë të punës me nder.













