Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për 8 maj 2026.
Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal i naftës (dizel) për sot është 1.67 euro – litri, duke shënuar një rënie të lehtë krahasuar me ditët e fundit.
Ndërkaq, benzina është caktuar 1.52 euro -litri, ndërsa gasi 0.81 euro-litri.
Çmimet hyjnë në fuqi nga ora 10:00.














