Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ministria e Albulena Haxhiut reagon pasi emblema e UÇK-së shihet mbi shole

13/12/2024 - 23:05
në Lajme
A A
Ministria e Albulena Haxhiut reagon pasi emblema e UÇK-së shihet mbi shole
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministria e Albulena Haxhiut reagon pasi emblema e UÇK-së shihet mbi shole

13 Dec, 21:14

Ministria e Drejtësisë e ka quajtur fabrikim videon e publikuar në të cilën emblema e uck-së shihej e vendosur në tualetin e ministrisë.

Ministria ka deklaruar se videoja synon të dëmtojë reputacionin e Ministrisë dhe të nxisë përçarje.

“Emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është një simbol i shenjtë që përfaqëson sakrificën dhe luftën për liri. Ministria e Drejtësisë dënon ashpër çdo përpjekje për ta përdhosur ose keqpërdorur këtë emblemë”, thuhej në reagim.

“Videoja e publikuar së fundmi në rrjetet sociale është një fabrikim i qëllimshëm që synon të dëmtojë reputacionin e Ministrisë dhe të nxisë përçarje. Hapësira e paraqitur në video është e dedikuar për persona me aftësi të kufizuara, e cila prej kohësh përdoret vetëm për depozitimin e materialeve higjienike. Vendosja e emblemës së UÇK-së në atë vend është një akt i qëllimshëm nga persona keqdashës”, thuhej më tej.

Sipas ministrisë, në video xhirimin e mëposhtëm, i cili është filmuar me datë 13/12/2024 në ora 20:25, në Ministrinë e Drejtësisë, në katin e nëntë, në hapësirat e tualetit “923/A” nuk gjendet emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Ministria e Drejtësisë dënon fuqishëm këto veprime keqdashëse dhe kërkon hetim nga organet kompetente për të identifikuar autorët dhe për të siguruar që ata të mbajnë përgjegjësi ligjore”, thuhej më tej.

Ministria ka ftuar qytetarët dhe mediat që të mos bien pre e këtyre provokimeve. Emblema e UÇK-së mbetet një vlerë e shenjtë dhe e paprekshme për popullin tonë, dhe Ministria mbetet e përkushtuar për ta mbrojtur atë.

Gazetari i njohur kosovar, Lirim Mehmetaj, ka “zbuluar” një tjetër skandal që përfshinë Qeverinë e Kosovës, më saktësisht Ministrinë e Drejtësisë.

Mehmetaj ka postuar një video nga kati i kabinetit të ministres Albulena Haxhiu, ku në tualetin e këtij kati emblema e UÇK-së është e vendosur mbi shole/guacë.

“Në këtë video, ku siç po shihet, është e bërë në Ministrinë e Drejtësisë, në katin e kabinetit, në WC-në “923/A” është vendosur mbi shole/guacë emblema e UÇK-së.
Ajo ka qëndruar së paku deri të premten e kaluar aty. Videoja është realizuar në nëntor”, thuhet në postimin e Mehmetajt shoqëruar me video dhe fotografi.

Mehmetaj i ka bërë thirrje policisë dhe prokurorisë për të zhvilluar hetimet dhe të dënohen akterët e këtij akti për shkak se përdhosja e simboleve kombëtare është e dënueshme me ligj.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë