
Ministria e Ekonomisë, që drejtohet nga Artane Rizvanolli, nuk ka pranuar ta bëjë publike CV-në e Valon Prebrezës, aktivistit të Vetëvendosjes, i cili është emëruar së fundi udhëheqës i Njësisë për Monitorim të Ndërmarrjeve Publike (NJPMNP).
Buletini Ekonomik ka kërkuar qasje në CV-në e Prebrezës por as pas më shumë se një jave, kjo ministri nuk ka kthyer përgjigje. CV-ja e Prebrezës është e paqasshme edhe në uebsajtin e kësaj ministrie, por edhe në internet.
Prebreza është parë i afërt me Vetëvendosjen qysh para ardhjes në pushtet të kësaj partie në vitin 2021.










