
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka hapur sot thirrje për angazhimin e pesë praktikantëve.
Thirrja është e hapur nga data 10 deri më 16 gusht 2022, ka bërë të ditur Ministria në një njoftim për media.
Sipas njoftimit të Ministrisë, kriteret për aplikim janë mosha deri në 29 vjeç, diploma bachelor ose master dhe nota mesatare mbi 7.0.
Aplikimi, siç ka bërë të ditur Ministria e Financave, bëhet përmes adresës elektronike.











