
Ministria e Mbrojtjes u ka uruar 8 marsin të gjitha pjesëtareve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Në një postim në faqen zyrtare në Facebook, janë publikuar edhe disa pamje të ushtareve të Kosovës.
“Ministria e Mbrojtjes u uron të gjitha pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, zyrtareve të Ministrisë së Mbrojtjes, nënave dhe grave në përgjithësi 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Në këtë ditë krahas rolit të pashembullt të nënës në jetën e secilit person, kujtojmë përpjekjet e vazhdueshme të shoqërisë për barazi gjinore por dhe sukseset që gratë i kanë arritur historikisht”– thuhet në postim.
Postimi i plotë:












