Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ministrja Haxhiu me kabinetin e saj shpenzoi mbi 16 mijë euro për gjashtë muaj

16/08/2023 - 22:41
në Kryesore, Lajme
A A
Ministrja Haxhiu me kabinetin e saj shpenzoi mbi 16 mijë euro për gjashtë muaj
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministrja e Drejtësisë, e drejtuar nga Albulena Haxhiu, bashkë me kabinetin e saj prej 10 personave, ka shpenzuar mbi 16 mijë euro, për gjashtë muaj e parë të këtij viti. Nga këto shifra, vetëm në muajin maj kanë shpenzuar gjysma e tyre.

Nga të dhënat shihet se këshilltarja politike, Berita Abazi, në disa nga rubrikat e shpenzimeve kryeson në listë. Derisa ministres Haxhiu i figurojnë katër shpenzime jashtë vendit në muaj të ndryshëm, por vetëm një udhëtim të realizuar.

Mbi 16 mijë euro ka shpenzuar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, bashkë me kabinetin e saj, në gjashtë muajt e parë të këtij viti, në udhëtime jashtë vendit dhe reprezentacion.

Shifrave të larta të shpenzimeve u prin ministrja Haxhiu, duke tejkaluar shpenzimet e reprezentacionit, të cilat janë të kufizuara me udhëzim administrativ për këtë kategori.

Sipas nenit 5 të këtij udhëzimi, ministrat lejohen të shpenzojnë deri në 500 euro në muaj, por ministrja Haxhiu në muajin mars dhe prill e ka tejkaluar këtë shifër.

Në muajin mars Haxhiu kishte shpenzuar 535 euro, ndërsa në muajin prill, 516 euro.

Shifrat e lejuara i ka tejkaluar edhe shefi i kabinetit të Haxhiut, Genc Nimoni.

Në muajin korrik Nimoni ka shpenzuar 121 euro, ani se e ka të lejuar vetëm 50 euro për një muaj.

Ndërkaq, këto beneficione i kanë shfrytëzuar 10 zyrtarët e tjerë të kabinetit, duke rritur shpenzimet e shtetit për 4074 euro.

Shpenzimeve të akomodimeve vendin e parë, Haxhiut ia merr këshilltarja Politike Berita Abazi, që kap vlerën afër 1000 euro.

Sipas të dhënave, Abazi ka udhëtuar vetëm një herë në gjashtë muajt e fundit, por tek shpenzimet e saj, figurojnë tre akomodime.

As tek shpenzimet e tjera të udhëtimeve, Berita Abazi nuk e lëshon fronin e të parës, shpenzimet e të cilës kapin vlerën e 742 euro.

Nga pesë këshilltarët politik të ministres Haxhiu, Merita Abazi vazhdon të kryesoi në listën e shpenzimeve edhe në rubrikën e mëditjeve.

Vetëm në mëditje, kabineti i Haxhiut ka shpenzuar 3086 euro.

Në gjashtë muajt e fundit, kabineti i ministres Haxhiu ka udhëtuar vetëm gjashtë herë, shpenzimet e të cilëve kapin vlerën afër 3000 euro.

Sipas të dhënave, ndonëse ministrja Haxhiu ka udhëtuar vetëm një herë, në tabelë figuron se ka shpenzuar në udhëtime për katër muaj radhazi.

Zyrtari me më pak shpenzime është këshilltari politik, Flamur Pireva.

Nga 16 mijë euro të shpenzimeve totale, vetëm në muajin maj, zyrtarët e kabinetit të Haxhiut, kanë shpenzuar mbi 7 mijë euro./Gazeta10

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë