Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ministrja Haxhiu thotë se po pengohet në procesin e Vettingut

28/06/2022 - 21:58
në Lajme
A A
Ministrja Haxhiu: Gjyshi im i ka dhënë bukë e armë Thaçit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se Kosova nuk e ka luksin të mos i zbatojë rekomandimet e Komisionit të Venecisë. Ajo ka thënë se ka njerëz që po mundohet ta pengojnë në realizimin e procesit të Vettingut.

Reforma që është bërë në Këshillin Prokurorial të Kosovës sipas saj është një reformë shumë e madhe edhe pse nuk është arritur të proklamohet si e tillë sa duhet, duke pasur parasysh se kjo ministri ka punuar paralelisht në shumë drejtime dhe nuk ka arritur t’i njoftojë drejtpërdrejt qytetarët për benifitet që kanë nga kjo reformë.

“Refuzimi nuk i ndihmon sistemit të drejtësisë por as vetë atyre. Nëse para opinionit të Komisionit të Venecisë situata ka qenë më e paqartë, duket se ka pasur një pajtim që çfarëdo që thotë Komisioni i Venecisë i cili vepron objektivisht do të duhej të ishim të përbashkuar rreth atij opinioni. Kam pritur se kur ta kemi këtë opinion ta vazhdojmë punën në këtë reformë. Kosova nuk e ka luksin që të mos i zbatojë rekomandimet e Komisionit të Venecias, duke qenë se ata krijojnë standarde për vende të ndryshme se si bëhen reformat”, ka theksuar Haxhiu.

Ajo tutje ka theksuar se për aq sa kam informacione, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor nuk e ka parë ftesën pasi ka qenë jashtë vendit, derisa nga Këshilli Prokurorial thjesht nuk kanë dashur t’i përgjigjen ftesës për takim.

Në pyetjen nëse mund të shkohet me Vetting përpara nëse vazhdon një refuzim i tillë nga KPK, ministrja ka thënë se duhet bërë përpjekje për të gjetur një konsensus.

“Reformat në drejtësi nuk bëhen as për një ministër, as për një kryeministër e as për një qeveri, por për qytetarët e vendit. Jam shumë e interesuar që të kemi takime dhe nuk kam formë tjetër për ta arritur këtë konsensus. Asnjë individë dhe asnjë institucion nuk mund ta pengojë Ministrinë e Drejtësisë për ta përmbyllur çështjen e amendamenteve kushtetuese dhe pastaj paketës ligjore për reformën në drejtësi”, ka shtuar ministrja.

Ajo ka thënë se është penguar në drejtim të reformës në drejtësi, por sipas saj askush nuk do të mund ta pengojë procesin e Vettingut.

“Fatkeqësisht po përdoret Këshilli Prokurorial i Kosovës si institucion, që pastaj interesat e individëve brenda sistemit të dalin kinse si qëndrim i KPK-së dhe kjo nuk do të duhej të ndodhte. Nuk guxon që të keqpërdoret në asnjë rrethanë një institucion i tillë, që të bëhen pengesa të ndryshme në raport me përpjekjet tona për reforma në drejtësi. Reforma në drejtësi nuk ka për qëllim largimin apo eliminimin e individëve brenda sistemit të drejtësisë. Reformat që kemi nisur nuk mund të mbesin peng i individëve. Ato do të vazhdojnë. E për t’i bërë sa më mirë i ftoj që të jenë të pranishëm të gjithë në grupet punuese”.

Ministrja ka thënë se do të respektohet secili rekomandim i Komisionit të Venecisë.

Haxhiu: Për reformën në drejtësi duhet konsensus i gjerë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu pret që partitë opozitare t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së kryeministrit Albin Kurti për takimet që kanë të bëjnë me procesin e Vettingut në sistemin e drejtësisë.

Ajo gjatë intervistës në “RTK Prime” ka deklaruar se gjatë kësaj jave janë planifikuar takime me partitë që janë të përfaqësuara në Kuvend.

“Po e fillojmë me partitë e opozitës për ta përmbyllur me të gjitha grupet që janë të përfaqësuara në Kuvend. Si Qeveri jemi të obliguar që t’i informojmë ato në raport me veprimet që i kemi marrë në këtë proces që është shumë i rëndësishëm. Nesër kemi planifikuar që ta mbajmë takimin me AAK-në. Për aq sa jam e informuar ata do të jenë të pranishëm. E vlerësoj gatishmërinë dhe vullnetin për të bashkëbiseduar për një proces shumë të rëndësishëm. Ne i kemi ftuar liderët e partive por kjo nuk e përjashton mundësinë që ata t’i delegojnë përfaqësuesit e tyre”, ka theksuar ministrja Haxhiu.

Ajo tutje ka thënë se gjatë kësaj jave pritet të takohen edhe me PDK-në dhe LDK-në, pasi sipas saj reforma në drejtësi kërkon konsensus të gjerë.

“Pavarësisht dallimeve politike dhe orientimeve tona ideologjike e programore, besoj se për reformën në drejtësi duhet të jemi të unifikuar sepse njësoj sikurse ne, edhe partitë tjera ballafaqohen me shqetësimet e qytetarëve për problemet me të cilat ata ballafaqohen”, ka thënë tutje Haxhiu.

Ajo ka thënë se Kosova është vonuar në procesin e Vettingut, për faktin se tashmë kanë kaluar 23 vite të pasluftës dhe ka më shumë se një dekadë që ka nisur të bëhen reforma të ndryshme në kuadër të sistemit të drejtësisë, por që nuk kanë sjellë rezultatin e pritur.

“Përkundër përpjekjeve të vazhdueshme sporadike që të reformohet sistemi i drejtësisë duket që ka munguar vullneti edhe i qeverisë në të kaluarën por edhe vet sistemit të drejtësisë që të pranohen reformat dhe realisht të përmirësohen gjendja”, ka nënvizuar Haxhiu.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë