Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha i ka reaguar deputetit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli i cili ka deklaruar se edhe “minoriteteve iu erdhi radha që ta udhëheqin Ministrinë e Shëndetësisë”.
E kjo deklaratë e Avdylit,, ish-deputeti Berisha ka thënë se është e “papranueshme” dhe se tregon element inferior.
Berisha ka kërkuar nga Avdyli kërkim falje publike derisa ka kritikuar edhe deputetët e partive tjera për mosreagim ndaj situatës. Ndërsa, për ministër të MSH-së kanë propozuar Avdullah Qafanin,
Postimi i plotë:
Ja si na trajton ky vend…”bile edhe minoriteteve ju ka ardh rendi me udhëheq me këtë sektor (me shëndetësi)!
Këto deklarata janë të papranueshme për faktin se është deklarat ofenduese me element inferior…me demek qaq ulët qenka situata në shëndetësi sa që edhe minoriteteve ju ka ardh rada me udhëheq!
Ja unë z. Haxhi Avdyli ju rekomandoj një profesionist nga komuniteti Egjiptian që të udhëheq me sektorin e shëndetësisë dhe pas 6 muajve do e kuptoni se edhe ne komunitetet sa të Zot jemi!
E propozoj Dr. Avdullah Qafani që të e drejtoj këtë ministri. Tani z. Avdyli e ka rastin me dëshmu se nuk kishte qëllim ofendimi dhe propozimin tim ta shtyjë përpara!
P.S. I shqetesuar se këto ofendime bëhen me prezenc të të zgjedhurve tonë dhe nuk ka asnjë reagim!
Presim kërkim faljen nga deputeti Haxhi Avdyli !
I indinjuar
Veton Berisha












