
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar Gjermaninë për shpalljen kampion bote në basketboll, në ndeshjen ku mposhti Serbinë me rezultat 83:77.
Osmani, me anë të një postimi në ‘Twitter’ ka thënë se fitorja e, siç iu referua ajo, miqve gjermanë ishte më se e merituar.
“Kampion bote! Urime për miqtë tanë gjermanë për një fitore më se të merituar dhe historike të Kupës së Botës”, ka shkruar presidentja në “X”.











