Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Miratohet kërkesa, Wesley Clark i jepet një ditë shtesë nga Specialja për dëshminë

06/11/2025 - 10:00
në Kryesore, Lajme
A A
Miratohet kërkesa, Wesley Clark i jepet një ditë shtesë nga Specialja për dëshminë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Speciale në Hagë e ka miratuar një kërkesë të Mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi lidhur me dëshminë e Wesley Clark, ish-komandantit suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Europë, i cili pritet të dëshmojë në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Për dëshminë e Clark, Specialis njoftoi se do të japë një ditë shtesë, siç u kërkua.

“Pasi u informua se kjo dëshmi mund të fillojë vetëm më 18 nëntor pasdite, dhe pas shqyrtimit të kohës së nevojshme të vlerësuar nga palët, Trupi Gjykues miratoi kërkesën e Mbrojtjes për të rezervuar një ditë shtesë për seancë, më 21 nëntor, për të përmbyllur dëshminë”, thuhet në njoftim.

Trupi Gjykues konsideroi se “kjo ditë shtesë ishte rezervuar për të përmbyllur në mënyrë të shpejtë dhe të efektshme paraqitjen e argumenteve nga Mbrojtja”, por ka kërkuar që palët “të përpiqen ta përmbyllin dëshminë më herët, nëse është e mundshme”.

Përveç këtij vendimi, Specialja njoftoi edhe për një ndryshim në orar për javën e ardhshme. Seanca e hënën, më 10 nëntor 2025, do të fillojë në orën 14:00 dhe do të përfundojë në orën 17:00.

Gjithashu, këtë javë nuk do të zhvillohen seancat e planifikuara në Gjykatën Speciale në Hagë.

Anulimi i sesioneve u bë për shkak të shtyrjes së dëshmisë së diplomatit amerikan, Christopher Hill.

Hill, së bashku me një dëshmitar tjetër paraprakisht, pritet të dëshmojnë në javën që nis më 10 nëntor.

JU REKOMANDOJMË

Babë e birë në pranga në aksionin kundër naftarëve të dyshuar si grup i strukturuar kriminal (Emrat)

Babë e birë në pranga në aksionin kundër naftarëve të dyshuar si grup i strukturuar kriminal (Emrat)
01/07/2026 - 16:47

Një operacion i gjerë i Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës ka goditur një rrjet të organizuar të kontrabandës dhe shmangies tatimore me derivate. Mes të arrestuarve është...

Më shumëDetails

Sekuestrohen 35 metra dru në Dragash, policia jep detaje

Sekuestrohen 35 metra dru në Dragash, policia jep detaje
01/07/2026 - 16:46

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka sekuestruar 35 m/2 dru në Dragash, nën dyshimin se po transportoheshin nga Leposaviqi pa dokumentet përkatëse. Sipas njoftimit, ngasësi së...

Më shumëDetails

Ambasada e SHBA-së falendëron ata që morën pjesë në shënimin e 250 vjetorit: Prania juaj e bëri festën të veçantë

Ambasada e SHBA-së falendëron ata që morën pjesë në shënimin e 250 vjetorit: Prania juaj e bëri festën të veçantë
01/07/2026 - 16:31

Ambasada e SHBA-së ka falendëruar të gjithë ata që kanë marrë pjesë të martën në festën për 250 vjetorin e pavarësisë së SHBA-së. “Faleminderit të gjithëve që na...

Më shumëDetails

Zgjedhjet e 7 qershorit/ PZAP-ja i refuzon krejt ankesat

Fushata zgjedhore, PZAP-ja shqipton rreth 40 mijë euro gjoba për subjektet politike
01/07/2026 - 16:13

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar si të pabazuar ankesën e parashtruar nga Emilija Rexhepi, lidhur me vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për...

Më shumëDetails

Avokati i Thaçit e vë në dyshim drejtësinë në Hagë: Specialja sapo miratoi një apel tjetër të Prokurorisë, të gjitha apelet tona janë refuzuar

Avokati i Thaçit e vë në dyshim drejtësinë në Hagë: Specialja sapo miratoi një apel tjetër të Prokurorisë, të gjitha apelet tona janë refuzuar
01/07/2026 - 15:51

Luka Misetic, avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, njoftoi në një postim në X se Apeli i Gjykatës Speciale sapo miratoi edhe një apel tjetër të Prokurorisë....

Më shumëDetails

Këta janë të arrestuarit në mega-aksionin kundër naftarëve të dyshuar si grup i strukturuar kriminal

Këta janë të arrestuarit në mega-aksionin kundër naftarëve të dyshuar si grup i strukturuar kriminal
01/07/2026 - 15:50

Një mega-operacion i zhvilluar të mërkurën nga Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Doganën e Kosovës dhe Administratën Tatimore të Kosovës, ka goditur një grup të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vjen reagimi i Oltës pasi doli nga “BBVA”

    Olta Gixhari shfaqet e zhveshur në jaht

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Dallavere me çmimet e naftës: Lab Oil i Raif Gashit përfundon në gjykatë (Dokument)

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Dosja: Shteti nis dy procedura në gjykatë ndaj “Al Petrol” të Shaip Mikullovcit për shkelje të çmimeve të naftës

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Aksioni i madh i policisë, kështu funksionoi skema e mashtrimit nga Shqipëria në Kosovë

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Festë në familjen e u.d, së presidentes Albulena Haxhiu

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë