Deputetët e Kuvendit të Kosovës, pas diskutimeve mbi 11 orë e kritikash ndërmjet pozitës dhe opozitës, me shumicë votash kanë miratuar në lexim të parë projektbuxhetin për vitin 2024.Buxheti u miratua me 62 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.Në momentin e votimit deputetët e opozitës lëshuan sallën e Kuvendit.Buxheti për vitin 2024 do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro.Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë prezantimit të buxhetit, tha se ky do të jetë buxhet i mbrojtjes dhe sigurisë.Ndërsa, opozita ka dhënë vërejte për këtë buxhet, i cili sipas tyre nuk paraqet zhvillim.Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku thotë se buxheti i vitit 2024 nuk i paraqet kërkesat e qytetarëve.Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, tha se buxheti i vitit 2024, është në shpërputhje me zotimet e Qeverisë Kurti.Ramush Haradinaj ka thënë se buxheti i viti 2024 ka rritjen më të vogël që nga çlirimi i vendit.
Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....
Më shumëDetails











