Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Miratohet në parim projektligji për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme

17/04/2026 - 15:28
në Kryesore, Lajme
A A
Miratohet në parim projektligji për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në parim projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Me 81 vota “për, 25“abstenime” dhe asnjë kundër është miratuar projektligji, të cilin një herë Gjykata Kushtetuese ia kishte rrëzuar Qeverisë Kurti II.

Përveç VV-së, pro këtij projektligji ka votuar edhe LDK dhe AA, kurse PDK ka abstenuar.

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, e ka prezantuar përmbajtjen e projektligjit para deputetëve.

Ajo ka thënë se ky dokument është hartuar për llogaridhënie.

“Ky projektligj nuk është i zakonshëm, është projektligj që thotë qartë se funksioni publik, nuk mund të jetë mburojë për pasurim të pajustifikueshëm. Kur ushtron funksion publik, askush nuk duhet të jetë mbi detyrimin për ta arsyetuar pasurinë e vet. Është mesazh i qartë se shteti nuk mjaftohet me deklarime kundër-korrupsionit, por ndërton mekanizma realë e funksionalë. Nuk i shërben ndonjë spektakli, por rezultateve konkrete. Nuk është shkruar për të prodhuar tituj, por llogaridhënie”, tha ajo.

Vërejtje ndaj këtij projektligji ka dhënë deputeti i PDK-së, Përparim Gruda.

Në adresimin e tij, ai ka kërkuar që ky projektligj të përmirësohet në mes të dy leximeve.

“Nëse ne i japim shancë Kuvedit që në mes të dy leximeve të organizojë dëgjim publik legjislativ, ne mund t`i adresojmë të gjitha vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese dhe të kalojmë bashkë këtë ligj. Para se me ndodh këto PDK-ja do të abstenojë për me i dhënë një shancë që ne mes dy leximeve me e përmirësuar ligjin, me e sjell në përputhje me Kushtetutën, me standardet e Komisionit t Venecias dhe në lexim të dytë me e ratifiku ashtu siç duhet. Nëse vërejtjet nuk adresohet, ne nuk mund të kalojmë këtë ligj, sepse unë jam i bindur që këto dispozita që i përmenda dhe plotë të tjera janë në shpërputhje me Kushtetutën”, ka thënë ai.

Kurse në emër të LDK-së ka folur deputetja Doarsa Kica-Xhelili.

Ajo ka bërë me dije se këtë projektligji fillimisht e ka inicuar LDK.

“LDK në parim voton pro Byrosë. Por deri në lexim të dytë duhet të punohet për t’i shmangur gabimet eventuale që mund të dëmtojnë qytetarët që kanë përfituar nga remitencat nga diaspora. Byroja mund të bëhet. Dhe duhet të kuptojmë nëse qëllimi i kësaj Qeveria është lufta kundër korrupsionit apo është vetëm krijimi i përshtypjes së luftës kundër korrupsionit. Dhe kjo do të kuptohet më së miri pasi të votohet në parim”, ka deklaruar Kica-Xhelili.

Edhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se partia e tij do ta përkrahë projektligjin për Byronë për Pasurinë e Pajustifikueshme.

“Komisionin për legjislacion ne kemi votuar për, edhe sot do të votojmë për, për shkak se mendojmë që një institucion si ky i cili ka probleme serioze që do t’i diskutoj, kishte me qenë mirë me hy në fuqi për të parë se cili është kontributi i këtij institucioni në forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe të njëjtën kohë në hetimin e secilit prej nesh në pasurinë që e kemi. Rrjedhimisht, konfiskimin e tyre dhe kthimin te qytetari dhe shteti. Kush nuk mundet me justifiku edhe 1 cent si zyrtar publik do duhej të ballafaqohet me forcën e ligjit”, është shprehur Tahiri.

JU REKOMANDOJMË

Një punëtor në Ferizaj bie nga kati i dytë i objektit, dërgohet në QKUK

Arrestohet Astrit Isufi, i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë
17/04/2026 - 16:23

Një punëtor 46-vjeçar është lënduar pasi ra nga kati i dytë i objektit ku dyshohet se po punonte. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për...

Më shumëDetails

Ana tjetër e pasurisë së Kurtit, mbi 72 mijë euro paga vjetore bashkë me gruan – banesa në Oslo 530 mijë euro

Ana tjetër e pasurisë së Kurtit, mbi 72 mijë euro paga vjetore bashkë me gruan – banesa në Oslo 530 mijë euro
17/04/2026 - 16:09

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar deklarimin vjetor të pasurisë së kryeministrit Albin Kurti. Kurtit duket se i është shtrenjtuar qiraja e banesës për 100 euro, teksa...

Më shumëDetails

Publikohet pasuria e Donika Gërvalla-Schwarz

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj ministres Gërvalla për mosdeklarim të pasurisë
17/04/2026 - 15:43

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz ka një pasuri kogja të majme. Në deklarimin e pasurisë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit shihet se Gërvalla gëzon një mori pronash...

Më shumëDetails

Kurti me 16 euro në bankë, zëdhënësi i tij me mbi 57 mijë euro ‘cash’ dhe mbi 400 mijë euro pasuri

Kurti me 16 euro në bankë, zëdhënësi i tij me mbi 57 mijë euro ‘cash’ dhe mbi 400 mijë euro pasuri
17/04/2026 - 14:51

Zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka, ka deklaruar mbi 400 mijë euro pasuri në formularin vjetor pranë Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit. Në raport bie në sy shuma prej...

Më shumëDetails

Tahiri: Kushdo që nuk mund ta justifikojë pasurinë, duhet të përballet me forcën e ligjit

Tahiri i AAK-së liston disa nga dështimet e qeverisë Kurti në Kuvend
17/04/2026 - 14:41

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri tha se kjo partia e tij do ta përkrahë projektligjin për Byronë për Pasurinë e Pajustifikueshme. Tahiri në foltoren e Kuvendit tha se...

Më shumëDetails

Hekuran Muratit i rritet vlera e aksioneve në “Tesla”

Raporti për favorizim të komunave të VV’së, Murati sulmon GAP: E pavërtetë – tërë kjo zhurmë po bëhet për 13 milionë euro
17/04/2026 - 14:07

Ministrit të Financave, Hekuran Muratit i është shtuar vlera e aksioneve që mban në kompanitë e huaja “Tesla” dhe “Netflix”. Vlera e aksioneve të Muratit në kompaninë amerikane...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Impakti Veriu.info: Policia bastis shtëpinë e Imer Imerit, i sekuestron 5 armë dhe mbi 700 fishekë

    Impakti Veriu.info: Policia bastis shtëpinë e Imer Imerit, i sekuestron 5 armë dhe mbi 700 fishekë

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Gjinovci ‘e gjen’ zgjidhjen për marrëveshje mes VV-së e PDK-së, ka një emër për presidente

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Skandal me të dhënat personale: “Viva Fresh” e Xhevdet Rexhepit u kap duke u marrë klientëve letërnjoftimet peng për karroca (Dokument)

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48
  • Skandal nga Elkos: AIP kap kompaninë e Ramiz Kelmendit duke i vëzhguar kundërligjshëm punëtorët tinëz me kamera (Dokument)

    160 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Ekskluzive: Ky është togeri i Njësisë Speciale në Mitrovicë për të cilin IPK rekomandoi suspendim, dyshohet se inçizoi jashtëligjshëm hetuesit policorë gjatë intervistimit (Emri/Foto)

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë