Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mirëpritet rritja e buxhetit për sigurinë, këto janë kërkesat e njohësve për Qeverinë

06/11/2023 - 08:28
në Lajme
A A
Mirëpritet rritja e buxhetit për sigurinë, këto janë kërkesat e njohësve për Qeverinë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qeveria e Kosovës ka miratuar të mërkurën projektbuxhetin për vitin 2024.

Vlera e buxhetit do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro, derisa kryeministri Albin Kurti ka treguar për mjetet e ndara në secilin sektor.

Buxheti për sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë do te jetë rreth 370 milionë euro.

“Me këtë buxhet, kujdes e rëndësi të veçantë po i japim mbrojtjes e sigurisë, prandaj për vitin 2024 kemi shtuar numrin e policëve për edhe 500 të tjerë, dhe numrin e ushtarëve edhe për 600 të tjerë. Buxheti për Ministrinë e Punëve të Brendshme për herë të parë do të tejkalojë 216 milionë euro, dhe për Ministrinë e Mbrojtjes do të jetë mbi 153 milionë euro, apo rreth 370 milionë euro për sektorin, e që i bie rreth 22% më shumë sesa viti 2023 në të cilin ndodhemi aktualisht”, ka deklaruar Kurti.

 

 Kadri Kastrati: Pagat në FSK duhet të rritën, Qeveria të ketë kujdes në këtë drejtim

Lidhur me projektbuxhetin, Front Online ka kontaktuar me njohës të sektorit të mbrojtjes dhe sigurisë.

Ish-komandati i FSK-së, Kadri Kastrati e quajti të qëlluar vendimin e Qeverisë për të rritur buxhetin për mbrojtjen.

“Unë e kam parë si pozitive rritjen e buxhetit për 2024 nga sa ka qenë 156 vitin e kaluar. Qeveria ka bërë punë të mirë sa i përket rritjes së buxhetit për Forcën. Duhet të investohet në pajisje, armatim dhe çështje infrastrukurore”.

Ky bëri apel që të rriten edhe pagat e ushtarakëve.

“Mendimi është që paga e ushtarëve, nënoficerëve, oficerëve te rinj, nuk është e kënaqur. Duhet rritur paga për t’i mbajtur në FSK. Qeveria duhet ketë kujdes në këtë drejtim me pagat. Të jenë sikurse në vendet e tjera të rajonit”, potencoi Kastrati.

 

Ish-zv/ministri i MPB-së: Rritja e buxhetit për siguri e nevojshme, sidomos pas agresionit serb

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, e pa si të nevojshëm rritjen e buxhetit për fushën e sigurisë, konkretisht për MPB-në.

“Ministria e Punëve të Brendshme ka objektiva të planifikuar më herët, punë që i planifikon gjatë vitit. Po besoj që shtesat kanë qenë të nevojshme sigurisht për projekte për konsolidimin e sigurisë dhe mekanizmave që e kanë parësor sundimin e ligjit”.

Veprimi i Qeverisë, sipas tij, është i mirëpritur shkaku edhe i agresionit serb së fundmi në vend.

“Veprim i drejtë dhe i qëlluar. Sidomos tash pas veprimeve te shtetit fqinj, e kom fjalen tek agresioni i 24 shtatorit”, theksoi Hoxha.

 

Njohësi i sigurisë: Ministria e Brendshme ta shfrytëzojë buxhetin për modernizimin e një segmenti policie

Njohësi i sigurisë, Drizan Shala tha se kërkesa për rritje të buxhetit vjen nga vetë Ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Punëve të Brendshme.

“Kërkesa që vjen nga dikasteret relevant të sigurise është e percaktuar në baze të strategjis nacionale të vendit mbi rreziqet që i kanosen sigurisë. Në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes ky buxhetim është i planifikuar nga planin gjithëpërfshires të tranzicionit që ka hy dhe shtimi është me plus minus bazuar në një projeksion inflacioni ekonomik”.

Ai tregoi se ku duhet të shkojnë këto para.

“Në kuadër të MPB modernizimi i një segmentit të policise është e domosdoshme qoftë në infrastrukturen qofte edhe në pjesët e garantimit të vitalitetit operacionale për të segment në MPB”, potencoi Shala për Front Online.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë