Mirlind Daku është futur në formacionin e vitit në kampinatin rus të futbollit.
Faqja e njohur ”transfermarkt” ka publikuar formacionin më të mirë të vitit të Premier Ligës Ruse për sezonin 2024/25, ku në mesin e 23 futbollistëve, Mirlind Daku është në 11-shen më të mirë.
Sulmuesi kosovar pati një sezon fantastik me Rubin Kazanin, duke shënuar 15 gola dhe bëri 6 asistime.
Ai ka kontratë me klubin rus deri në qershor të vitit 2026 por nuk dihet ende nëse mund të largohet gjatë afatit kalimtar veror.