Një person është arrestuar në Mitrovicë pasi i njëjti dyshohet të ketë deponuar në një bankomat një kartëmonedhë të dyshuar si e falsifikuar, raporton Gazeta Online Veriu.info.
I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë policor:
Mitrovicë Jugu, 10.02.2022─08:15.Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte deponuar një kartëmonedhë në vlerë 100 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Njësiti policor ka sekuestruar monedhën për procedura hetimore. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.













