Veriu.info kishte raportuar se sonte ka ndërruar jetë i riu nga Mitrovica, Ermal Delija, i cili ishte rrahur nga disa të rinj para disa muajsh ku i ishin shkaktuar lëndime të mëdha, për çka mbeti disa javë në koma.
Siç mëson Veriu.info, Ermal Delija ishte i vetmi djalë i familjes, ku la pas nënën dhe tri motra,
Të ndjerit edhe babai i kishte ndërruar jetë vite më parë, raporton Veriu.info.
Ndryshe, kohë më parë pasi ishte zgjuar nga koma, Ermali ishte parë në xhaminë e Shipolit te hoxha Fatmir Latifaj i cili i kishte pajtuar familjet për ngatërresën në fjalë.
Ndërsa para pak ditësh, të riut nga Mitrovica i kishte humbur sërish vetëdija, për çka ishte dërguar me urgjencë në QKUK. Ai humbi jetën sot, disa javë pas incidentit./Veriu.info












