Mashtrimet me çmime në marketet kosovare tashmë janë gjë e ditur, e ankesat e qytetarëve si duket nuk po kanë efekt, pavarësisht që vullneti i tyre për të raportuar shkeljet, nuk ka munguar asnjëherë.
Një rast i tillë i mashtrimit, ka ndodhur në fshatin Shupkovc të Mitrovicës, në marketin “Viva Fresh Store”, ku një qytetar ka dërguar foto të cilat tregojnë që produkti i njëjtë ka çmim tjetër në raft dhe ndryshe pasi ai paguhet e merret kuponi fiskal.
Ky produkt, në raft e ka çmimin 1.72, ndërsa pasi është paguar del të jetë 1.99.













