Kur temperaturat po arrijnë deri 38 gradë celsius dhe çmimet në bregdetin shqiptar dhe Ulqin janë shtrenjtuar shumë, disa mitrovicas kanë gjetur zgjidhje alternative, raporton Veriu.info
Çdo ditë shumë qytetarë të Mitrovicës po freskohen tek Liqeni Akumulues, i cili është unik në Kosovë.
Lexues të Veriu.info kanë dërguar sot fotografi, ku shihen shumë qytetarë teksa lahen në Liqenin Akumulues të ndërtuar para disa vitesh në Mitrovicë në rrjedhën e lumit Ibër.












