
Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur konkursin për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë.
Disa emra janë të mundshëm për të marrë drejtimin e Policisë së Kosovës, në mesin e tyre edhe Afërdita Mikullovci nga Mitrovica.
Pos saj, Indeksonline mëson se postin e të parit të Policisë mund ta marrë Fehmi Hoti, Arben Paçarizi, Fatos Makolli, Faton Pllanae Mentor Shabani.
Fehmi Hoti aktualisht është ushtrues i detyrës së drejtorit të Policisë së Kosovës.
Shpalljes së konkursit i ka paraprirë, dorëheqja e drejtorit të deritashëm, Samedin Mehmeti pas dhunimit të një 11-vjeçare në Prishtinë.












