
Një rast i dhunës në familje ka ndodhur ditën e djeshme në Mitrovicë, ku një grua është sulmuar fizikisht nga burri i saj, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Por përballja bashkëshortore nuk ka përfunduar me kaq, pasi burri në shenjë revolte i vënë zjarrin shtratit të fjetjes.
Zjarri është lokalizuar, kurse i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“Mitrovicë 09.06.2023-20:18. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, i cili në shenjë revolte i ka vënë zjarrin shtratit të dhomës së fjetjes. Zjarri është lokalizuar ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” – thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Veriu.info/











