FOTO ILUSTRIM
Një shtëpi është përfshirë nga zjarri mbrëmë në Mitrovicë, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Rastin në polici e ka raportuar pronari i shtëpisë.
Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz.
Raporti i plotë policor:
Mitrovicë 01.06.2023-22:32. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në rrethana të panjohura shtëpia e tij është përfshirë nga zjarri. Njësitet relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz. Rasti në procedurë hetimore.












