Tre mjekë janë sulmuar nga qentë endacak brenda 24-orëve në oborrin e QKUK-së.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zyra për informim e SHKUK-së.
“Tre raste të sulmeve ndaj mjekëve në 24 orët e fundit”, thuhet në përgjigjen e SHKUK-së.
Një mjeke e klinikës së Oftamologjisë ka pranuar ndihmë mjekësore pasi është sulmuar nga qentë endacak në oborrin e QKUK-së. Pas marrjes së ndihmës mjekësore është liruar në shtëpi, mirëpo një tjetër mjeke ka pësuar lëndime më të rënda trupore.
Për mjeken anesteziologë raportohet se ka pësuar lëndime të rënda trupore.












