Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mjeku Ekrem Sefiu i arrestuar sot për ryshfet akuzohej nga një pacient se nga gabimet në operim në Klinikën Amerikane kishte humbur testisin

13/05/2026 - 11:02
në Lajme
A A
Mjeku Ekrem Sefiu i arrestuar sot për ryshfet akuzohej nga një pacient se nga gabimet në operim në Klinikën Amerikane kishte humbur testisin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se janë arrestuar dy mjekë të dyshuar të spitalit në Vushtrri nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

Gazeta Online Veriu.info raportoi sot ekskluzivisht se dy mjekët e arrestuar janë Ekrem Sefiu dhe Valdet Rexhepi.

Sipas dyshimeve fillestare, i dyshuari Ekrem Sefiu në tri raste, ndërsa i dyshuari Valdet Rexhepi në pesë raste, kanë kërkuar dhe pranuar para nga qytetarët për ofrimin e shërbimeve shëndetësore.

Po ashtu para pak muajsh Veriu.info kishte raportuar ekskluzivisht për kirurgun Ekrem Sefiu, ku ky i fundit akuzohej nga një pacient me inicialet M.V. se pas gabimeve në operim nga mjeku ai kishte humbur testisin.

Veriu.info kishte siguruar një vendim të Inspektoratit Shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë me të cilin spitali “Klinika Amerikane Sh.P.K.” me themelues Vullnet Kusari është gjobitur me vetëm një (1) mijë euro për shkelje të Ligjit për Shëndetësi.

Në arsyetimin e vendimit të Inspektoratit Shëndetësor të siguruar nga Veriu.info, thuhet se gjatë inspektimit është konstatuar se Dr. Ekrem Sefiu – kirurg i përgjithshëm ushtronte veprimtarinë shëndetësore në “Klinika Amerikane” në mënyrë të kundërligjshme, për shkak se i njëjti nuk ishte i lajmëruar në Divizionin për Licencim dhe Akreditim të Ministrisë së Shëndetësisë.

Dr. Ekrem Sefiu

Veriu.info kishte siguruar edhe dy vendime tjera të Inspektoratit Shëndetësor me të cilat janë dënuar me nga 200 euro dy doktorë të “Klinika Amerikane”, Dr. Ekrem Sefiu dhe Dr. Bujar Muqolli, për shkak të ankesës së pacientit M.V.

Në vendimin për gjobitjen e Dr. Ekrem Sefiu thuhet se fletëdalja e pacientit M.V. është lëshuar pa nënshkrim dhe faksimil të tij.

Në dokumentet e siguruara nga Veriu.info, kuptohet se deri te këto gjoba kishte ardhur për shkak të ankesës së pacientit M.V., i cili ishte ankuar për trajtimin mjekësor që i ishte bërë, duke pretenduar se si pasojë e veprimeve të Dr. Ekrem Sefiu gjatë operimit në “Klinika Amerikane” ai ka humbur testisin e djathtë.

Në ankesën e tij pacienti M.V. tregon se më 20 janar 2025 për shkak të dhimbjes në fund të abdomenit kishte shkuar për kontroll të Dr. Ekrem Sefiu në “My Clinic”, i cili i kishte thënë se duhet të operohet dhe të njëjtin operim e kryejnë te “Klinika Amerikane”, ku më 31 janar 2025 ishte operuar nga ‘hernia’ (bruhi).

Detajet e rastit i gjeni në lajmin më poshtë:

M.V.: “Humba testisin pas gabimeve të mjekut në Klinika Amerikane” – inspektorati gjobë qesharake për punën ilegale të Dr. Ekrem Sefiu (Dosja)

JU REKOMANDOJMË

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’
01/09/2026 - 22:54

Gani Geci nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në këtë subjekt politik ku gjashtë deputetë të kësaj partie vendosëm mos t’a mbështesin Bekim...

Më shumëDetails

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë
01/09/2026 - 22:46

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Ai foli edhe për gjashtë deputetët e LDK-së që deklaruan se...

Më shumëDetails

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë
01/09/2026 - 22:36

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Kurti tha se marrëveshja me LDK-në është e vlefshme,...

Më shumëDetails

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant
01/09/2026 - 22:23

Gazetari Baton Haxhiu, ka lëshuar Kritika të ashpra ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Haxhiu ka thënë se është lajm i keq për Kosovën që nuk po formohen...

Më shumëDetails

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë
01/09/2026 - 22:13

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirëShare Button Gazeta Blic Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku,...

Më shumëDetails

Sejdiu: Kurti e ka ditur se në LDK do të ketë deputetë që s’votojnë për president

Ish-nënkryetari i VV-së: Në vend është instaluar një politikë e frikës
01/09/2026 - 22:01

Opinionisti Dardan Sejdiu, ka folur për debatin brenda LDK-së dhe kundërshtimet e disa deputetëve të saj për ta mbështetur kandidaturën e Bekim Sjediut për kryetar të shtetit. Ai...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • A do ta votojë Bekim Sejdiun? Flet Hykmete Bajrami

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Ekskluzive: Bajrami, Hoti, Shala, Haziri e Zemaj nuk morën pjesë në mbledhjen e sotme të LDK-së

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Kamera në maicë e dëgjuese në vesh”, dyshohet se merrnin ryshfet për kalimin e testit të patentë-shoferit, kërkohet paraburgim për tre persona

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë 18 deputetët e LDK-së në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë