Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Mjerim”, “S’ka haber”, Vjosa Osmani kritikohet për deklaratën se Erdogan mund ta bindë Vuçiqin për Kosovën

10/10/2022 - 17:01
në Kryesore, Lajme
A A
Ukrainën apo Rusinë: Presidentja Osmani bën të ditur qëndrimin e Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja Vjosa Osmani ka habitur me një deklarim të saj opinionin publik. Gjatë një interviste për TRT World, Osmani vlerësoi lartë figurën e presidentit të Turqisë, Rexhep Erdogan, duke theksuar se ai mund ta bindë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Tutje, shefja e shtetit theksoi se Erdogan mund të jetë i rëndësishëm edhe në çështjen e zbatimit të marrëveshjeve të arritura në Bruksel, e të cilat sipas Osmanit nuk po i respekton Vuçiq.

Presidentja / Osmani mendon më ndryshe se Kurti për Turqinë: Erdogan mund ta bindë Serbinë ta njohë Kosovën
Por, njohësit e politikës nuk besojnë që Erdogan mund të luajë një rol të tillë, e të cilën ia përshkroi zonja Osmani.

Skeptikë

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka qenë shumë kritikues ndaj deklaratës së fundit të zonjës Osmani.

Duke përmendur raportimin e gazetës Nacionale, z.Krasniqi e cilësoi si mjerim politik idenë e Osmanit se Erdogan mund ta bindë Vuçiqin rreth njohjes së pavarësisë së shtetit kosovar.

“Nëse citimi nuk është i saktë, presidentja Vjosa Osmani duhet ta demantojë e ta saktësojë çka ka thënë. Nëse ka thënë kështu, ky është mjerimi i mendimit politik të saj. Si është e mundshme të shprehë mendim kaq naiv, kaq joserioz?! Qëndrimi serb për Kosovën nuk varet nga një individ, cilidoqoftë ai. Çështja e Kosoves ndër serbë është çështje religjioze-ortodoksia, ideologjike-pansllavizmi, historike- antiotomanizmi/antiturqizmi, gjeopolitike-antiamerikanizmi dhe antiNATO, ultranaziste- si urrejtje instiktive kundër shqiptarëve.”, theksoi z.Krasniqi.

Ndërsa, njohësi i politikës ndërkombëtare, Albinot Maloku, e vlerësoi Turqinë si një nga vendet mbështetëse të Kosovës. Por, përkundër mbështetjes, z.Maloku theksoi se nuk ka asnjë rast në të cilin shteti turk ta ketë kushtëzuar Serbinë për çështjen e Kosovës.

“Nuk mbahet mend një rast të kemi pas sinjale ose veprime konkrete ku Republika e Turqisë të ketë kushtëzuar raportin e saj me Serbinë për shkak të Kosovës. Ballkani për Turqinë nuk e përfshinë veç Kosovën dhe raporti i Turqisë me Ballkanin ka vazhduar të jetë i interesit të veçantë. Rasti i fundit është prezenca e Ministrit të jashtëm turk Cavushollu në punimet e Ballkanit të Hapur në Serbi, të cilin Kosova me të drejtë e refuzon. Pra, është në interesin e Turqisë paqja në Ballkan e assesi kushtëzimi i raportit ndaj ndonjë vendi për kusur të vendit tjetë.”, deklaroi z.Maloku për Nacionalen.

Maloku beson se deklarata e Osmanit rreth Erdoganit e Turqisë ka për burim mungesën e informacionit për historinë.

“Të mendosh e pohosh se Turqia e posaqërisht presidenti Erdogan do ti bëjë presion presidentit serb Vuçiç apo Serbisë që ta pranoj Republikën e Kosovës, do të thotë se nuk e ke haberin e historisë së raportit të diplomacisë turke ndaj Ballkanit.”, shtoi Maloku.

Çka tha Osmani?

Komandatja supreme i ka vlerësuar si të shkëlqyera marrëdhëniet mes Kosovës dhe Turqisë, të cilës Osmani i referohej si Türkiye, që është edhe emri zyrtar i shtetit turk në OKB.

Në pyetjet se cila janë raportet mes saj dhe presidentit turk Vjosa Osmani, ka theksuar se ka raporte të shkëlqyera me Erdoganin.

“(Marrëdhënia me Erdoganin) Do të thoja se janë të shkëlqyera. Të dyja, edhe marrëdhënia mes Kosovës dhe Turqisë, dhe marrëdhënia ime dhe bashkëpunimi im me Presidentin Erdogan janë në nivelin më të lartë. Dhe dëshiroj të falëndëroj Turqinë dhe Presidentin për mbështetjen e jashtëzakonshme që i kanë dhënë vendit tonë”, tha Osmani.

Për më shumë, zonja Osmani tha se Erdogan mund të luaj një rol të rëndëisshëm në bindjen e Vuçiqit për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

“Unë besoj që presidenti i Turqisë Recep Taip Erdogan mund të ketë një rol të rëndësishëm në bindjen e Vuçiqit që rruga e vetme për stabilitet dhe paqe në Ballkanin Perëndimor është që Serbia ta pranojë pavarësinë e Kosovës. Sepse kjo është zgjidhja që bjen një paqe të qëndrueshme”, ka thënë Osmani ndër tjerash.

Kujtojmë që kryeministrit Albin Kurti, kohë më parë, e kishte refuzuar me një gjuhë diplomatike gatishmërinë e Turqisë për të kontribuar në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë./Nacionale

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë