Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka kërkuar vendosjen e menjëhershme të sanksioneve ndaj Serbisë, pasi informacioneve të fundit që shteti serb e ka mobilizuar ushtrinë në kufirin përgjatë Kosovës.
Sipas Hoxhajt, në mënyrë që Bashkimi Evropian të mbetet i besueshëm, duhet që menjëherë të vendosë sanksione ndaj Serbisë.
Reagon sërish Klinaku: I kërkoj falje publikut të gjerë, e kam vlerësuar a…
“Pas aktit të fundit të agresionit kundër #Kosovës dhe vrasjes së një polici të Kosovës nga terroristët e lidhur me #Serbinë, Serbia ka grumbulluar forca ushtarake pranë kufirit tonë. Nëse #BE dëshiron të mbetet e besueshme, ajo duhet të vendosë sanksione kundër Serbisë tani menjëherë”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.
Following the recent act of aggression against #Kosovo & killing of a Kosovo policeman by terrorists linked to #Serbia, Serbia has been amassing military forces near our border. If the #EU wishes to remain credibile, it has to impose sanctions against Serbia now immediately.
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) September 30, 2023












