Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mocioni i CDU/CSU për azilin miratohet në Bundestag, u përkrah edhe nga AfD

30/01/2025 - 10:15
në Lajme
A A
Mocioni i CDU/CSU për azilin miratohet në Bundestag, u përkrah edhe nga AfD
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Parlamenti miratoi një plan të kandidatit për kancelar të CDU, Friedrich Merz për një politikë më të rreptë të azilit. Kancelari Scholz ka sulmuar Merzin, duke e akuzuar atë për thyerjen e një tabuje.

Bundestagu debatoi të mërkurën (29.11.) në një atmosferë të nxehtë për mënyrën e duhur të veprimit në politikën e azilit dhe të imigracionit. Debati u ndez nga lideri i opozitës konservatore, kreu i CDU-së, Friedrich Merz, i cili është një pretendent i fortë për t’u bërë kancelar i ri pas zgjedhjeve të reja në Bundestag më 23 shkurt. Grupi i tij parlamentar, i përbërë nga CDU dhe partia e saj simotër në Bavari, CSU, kishte paraqitur dy mocione në Bundestag që synonin ashpërsimin ndjeshëm të politikës së migrimit. Një nga mocionet u miratua me votat e AfD-së, e cila ka elementë të ekstremit të djathtë në disa nga radhët e saj, rasti i parë në historinë e parlamentit gjerman.

Scholz: “E drejta për azil është një mësim nga historia”

Në fillim të fjalës së tij, kancelari dukshëm i tensionuar Olaf Scholz (SPD) tha në deklaratën qeveritare se CDU dhe CSU po sulmonin thelbin e së drejtës së azilit me propozimet e tyre: “E drejta e azilit është gjithashtu përgjigje e drejtpërdrejtë për tmerrin e regjimit nazist. Në atë kohë, gjermanët dhe hebrenjtë evropianë u refuzuan në kufijtë e huaj. Mësimi i historisë është se kjo nuk duhet të ndodhë më kurrë, dhe Gjermania nuk duhet të lejojë kurrë më të ndodhë”. Scholzi i quajti të paligjshme planet e Merz-it. Kreu i CDU-së kishte hequr dorë “emocion e sipër” nga konsensusi për të mos bashkëpunuar me ekstremin e djathtë.

Merz: “Do të bëjmë atë që mendojmë se është e drejtë”

Kandidati për kancelar i CDU-së e kishte bërë të qartë ditët e fundit se do të pranonte edhe votat e partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) për të miratuar propozimet. Ndër të tjera ai tha për ZDF: “Ne në grupin parlamentar unionist po bëjmë atë që besojmë se është e drejtë në këtë çështje. Dhe nëse AfD është dakord, atëherë është dakord. Nëse nuk është dakord, le ta lërë”.

Vrasja në Aschaffenburg
Debati u nxeh ditët e fundit me vrasjen në Aschaffenburg të Bavarisë, javën e kaluar, në të cilën dy persona, përfshirë një fëmijë dyvjeçar, i vranë me thikë. Autori i dyshuar është arrestuar dhe është nga Afganistani. Ky akt i tmerrshëm është edhe një nga arsyet pse çështja e migrimit dhe azilit është aktualisht më e rëndësishmja në fushatën zgjedhore. Bundestagu i përkujtoi viktimat në fillim të debatit me një minutë heshtjeje.

Merz: Më në fund na duhen vendime efektive
Por si mund të forcohet siguria me AfD-në si siguruese të shumicës? Deri vonë, konservatorët në CDU dhe CSU kishin këmbëngulur se nuk do të bashkëpunonin në asnjë mënyrë me të djathtën ekstreme. Në fakt, CDU i kishte shtuar mocioneve një pasazh në të cilin kritikonte ashpër politikat e AfD-së.

Tani Merz-i i tha Bundestagut se pas sulmeve në Aschaffenburg dhe Magdeburg para Krishtlindjeve, politikanët më në fund duhet të veprojnë: “Nëse dhembshuria dhe simpatia pas sulmeve të tilla nuk do të degjenerojnë gjithnjë e më shumë në një ritual politik, atëherë ata duhen marrë më në fund, më e vonta pas Magdeburgut dhe Aschaffenburgut,vendime kundër fluksit të refugjatëve të paligjshëm në Gjermani dhe kundër qëndrimit të paligjshëm të refugjatëve në Gjermani.”

Kishat: “Mos i denigroni në bllok të gjithë emigrantët”
Qasja e Merzit është kritikuar shumë edhe nga jashtë parlamentit, nga përfaqësuesit e kishës. Duke iu drejtuar drejtpërdrejt grupeve parlamentare në Bundestag, përfaqësuesit e kishave protestante dhe katolike të Berlinit thanë: “Ne jemi thellësisht të shqetësuar për kohën dhe tonin e debatit aktual”. Ata vazhduan duke thënë se debati ka të ngjarë të “denigrojë të gjithë emigrantët që jetojnë në Gjermani dhe të nxisë paragjykimet”.

Një qeveri e pakicës

Shpërthyese situatën me dy mocionet e paraqitura nga konservatorët e bën fakti se që nga shpërbërja e koalicionit tre-partiak midis SPD, të Gjelbërve dhe FDP-së nëntorin e kaluar, qeveria e pakicës së kancelarit Scholz nuk ka më një shumicë në parlament. Por atë e kanë konservatorët, së bashku me AfD, FDP dhe Aleancën Sahra Wagenknecht (BSW). Pas votimit, Merz tha se i vinte keq për miratimin e AfD. Një mocion i dytë i paraqitur nga grupi i tij CDU/CSU u refuzua.

Kontrolle të përhershme dhe kthime pas

Mocioni i parë kërkonte, ndër të tjera, kontrolle të përhershme kufitare me të gjitha vendet fqinje dhe ndalim të hyrjes për të gjithë personat pa dokumente të vlefshme hyrjeje, edhe nëse shprehin dëshirën për mbrojtje. Ata që janë të detyruar të largohen nga vendi duhet të arrestohen dhe dëbimet duhet të bëhen në baza ditore, vazhdoi ai.

Në mocionin e dytë, CDU bëri thirrje për një “ndryshim në politikën e sigurisë kombëtare”. Megjithatë, asnjë mocion nuk e detyron qeverinë federale të veprojë në përputhje me to.

E premtja në Bundestag: sërish çështja e azilit

Për një ashpërsim të ligjit CDU dhe CSU duan që Bundestagu të votojë të premten. Ky plan përfshin, ndër të tjera, kufizimin e imigrimit dhe përfundimin e bashkimit familjar për përfituesit e mbrojtjes subsidiare. Bëhet fjalë për persona që jetojnë në Gjermani, të cilëve nuk u është dhënë azil, por u lejohet të qëndrojnë në Gjermani për momentin për arsye të tjera.

AfD, FDP dhe këtë herë BSW kanë bërë të ditur se do të votojnë me “po”. Por ky ligj do të duhet të miratohet përfundimisht nga Bundesrati, përfaqësia e 16 landeve federale. Nëse do të ndodhë kjo është më se e pasigurt. Në çdo rast, Bundesrati nuk do ta diskutojë këtë çështje deri pas zgjedhjeve të reja më 23 shkurt.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë