Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Molliqaj: Astriti ka vdekur në pushtetet e kaluara, ndërsa po “vritet” nga pushteti aktual

21/02/2023 - 17:55
në Lajme
A A
Dardan Molliqaj i propozon qeverisë tetë masa, pas rritjes enorme të çmimeve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, thotë se Qeveria Kurti nuk e ka interesin të vendosë drejtësi për Astrit Deharin, prandaj nuk e sheh si zhvillim të papritur humbjen e mostrave në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

Molliqaj thotë se Astriti ka vdekur në pushtetet e kaluara, ndërsa po “vritet” nga pushteti aktual duke mos vendosur drejtësi për një aktivist, i cili ka kontribuar shumë që Albin Kurti dhe Vetëvendosje të vijnë në pushtet.

“Bindjet e mia ideologjike dhe karakteri im politik nuk ma lejon me instrumentalizu asnjë njeri në Kosovë, aq më pak për një njeri si Astrit Deharin, të cilin e kam pasur shok dhe bashkaktivist”, shprehet ish-sekretari i Përgjithshëm i Vetëvendosjes, kur pyetet se pse ai nuk e quan “vrasje” por as “vetëvrasje” rastin e vdekjes së Deharit në burg.

Në këtë intervistë, kreu i PSD-së flet edhe për “prishjen” e fundit të Haki Abazit me Kurtin; kush i nxit sharjet nëpër rrjete sociale kundër atyre që guxojnë e dalin kundër liderit dhe nëse kjo situatë i duket sadopak e ngjashme me situatën kur ai dhe 12 deputetë të tjerë dolën nga VV-ja?

I pyetur se kujt i konvenon zhdukja e mostrave të Astrit Deharit në IML, Molliqaj thotë se e di kujt nuk i konvenon. “Nuk iu konvenon të gjithë atyre që duan drejtësi për Astritin. Besoj që kanë qenë pak ata që kanë dashur drejtësi për Astritin. E kam fjalën ata që janë nëpër institucione, nëpër parti politike, nuk e kam fjalën për qytetarë. Ka të ngjarë që kanë mbetë edhe më pak”.

“Ne si grup politik (PSD-ja) kemi qenë gjithmonë për drejtësi në rastin Dehari. Në të njëjtën kohë, që nga dita e themelimit të Qeverisë Kurti 2, kemi deklaruar se kjo qeveri nuk e ka interesin të vendosë drejtësi për Astrit Deharin. Prandaj për neve nuk paraqet kurrfarë zhvillimi dramatik, është një zhvillim i pritur prej neve jodetyrimisht humbja e mostrave, por zhvillimet që të çojnë në mungesë të vendosjes së drejtësisë për Astrit Deharin”, tha Molliqaj.

I pari i PSD-së shtoi se Deharin e ka pasë shok dhe tha se do të vazhdojë të kërkojë drejtësi për të vazhdimisht, siç e thotë edhe ai nëse Astriti ka vdekur në pushtetet e kaluara, ai po vritet figurativisht nga pushteti duke mos vendosur drejtësi.

“Kam folur ndër vite, në fakt kam folur i vetmi, por nuk kam spekuluar dhe nuk kam instrumentalizuar. Astritin e kam pasur bashkaktivist, për të cilin kam pasë dhe kam mendim të jashtëzakonshëm për punën, aktivitetin dhe angazhimin që ka bërë. Bindjet e mia ideologjike dhe karakteri im politik nuk ma lejon me instrumentalizu asnjë njeri në Kosovë, aq më pak për një njeri si Astrit Deharin, të cilin e kam pasur shok dhe bashkaktivist”.

“Prandaj, kurrë në deklarimet e mia nuk e kam quajtur ‘vrasje’ ose ‘vetëvrasje’. Gjithmonë kam thënë se grupi i aktivistëve janë të pafajshëm dhe sot janë të pafajshëm. Kam qenë i vetmi që kam folur për grupin e aktivistëve të akuzuar, në mesin e të cilëve ka qenë edhe Astrit Dehari. Kam qenë i vetmi që kam thënë që këta nuk duan drejtësi për Astrit Deharin, prandaj besoj që sot më shumë se kurrë kuptohet që çka kemi thënë na është kanë e vërtetë. Ata që kanë këqyr me instrumentalizu në fushata zgjedhore dhe me i përdorë, e pas fushatave zgjedhore mos me u marrë me atë punë – unë besoj që te ata duhet që të gjithë qytetarët që janë të interesuar për drejtësi me lyp drejtësi”.

“Unë nuk kam me u ndalë kurrë, siç edhe ia kam thënë në një studio televizive avokatit të familjes Dehari (Tomë Gashit), se nuk do të ndalem kurrë dhe kushtimisht pata thënë se ‘do t’ua nxijë jetën me kërkimin e drejtësisë për Astritin’. Këta duhet me dhanë përgjegjësi, po aq sa pushtetet e kaluara, për moszbardhje të rastit. Nëse Astriti ka vdekur në pushtetet e kaluara, Astriti po vritet, thënë figurativisht, duke mos vendosur drejtësi për të nga pushteti për të cilin ai ka kontribuar shumë për të ardhur në pushtet”, tha Molliqaj.

Kurti me Abazin ishte bashkim i interesit – Për sulmet nuk ka organizim formal, por është frymë që është po aq e rrezikshme

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Vetëvendosjes flet edhe për “prishjen” e fundit të Haki Abazit me Albin Kurtin dhe nëse kjo situatë i duket sadopak e ngjashme me situatën kur ai dhe 12 deputetë të tjerë dolën nga VV-ja, në mars të vitit 2018.

“Jo nuk besoj që ka asnjë send të ngjashëm ose të përsëritshëm. Aty ka ashiqare probleme mes tyre. Po edhe bashkimet mes tyre kanë qenë bashkime të interesit, edhe Kurti me Abazin, edhe Abazi me Kurtin. Krejt çka ka ndodhë tash, janë prishë interesat”.

“Sa i përket bashkimit tonë, ai ka qenë bashkim i vullnetshëm ndër vite, me shumë sakrifica, me shumë burg, e më shumë lëndime trupore dhe jo vetëm. Dhe ka qenë prishje e bashkëpunimit për arsye ideore. Ne kemi qenë kundër Asociacionit, kundër ‘Zajednicës’ mbesim sot edhe më shumë se atëherë sepse besojmë që kemi pasur të drejtë edhe atëherë. Kështu që nuk ka të përbashkëta, mund të ketë manifestime të njëjta, për shkak se ndjekësit e njëjtë mund ta shajnë njëjtë, por mbetet të shihet sesi po merr epilog ky zhvillim”, tha Molliqaj.

Si njohës i mirë si funksionojnë strukturat e VV-së, Molliqaj tregon si mobilizohen zyrtarët dhe përkrahësit e këtij subjekti për të linçuar, më së shumti nëpër mediet sociale, ata që dalin kundër liderit. Ai thotë se nuk ka organizim formal, por ka një organizim në frymë, që është shumë anti-demokratike.

“Jo nuk besoj, të paktën jo kur kemi qenë ne. Besohet që ‘të vërtetën’ e partisë e ka një njeri, dy, tre, kushdo qofshin ata. Këta mund të ndërrojnë kohë pas kohe, përveç Albinit që nuk ndërron. Nga këta jepen sinjalet e drejtpërdrejta, nuk ke nevojë të urdhërosh aty njëri, nga ata që konsiderohet që është personi i bartjes së të vërtetës së partisë. Ai e thotë një fjalë kundër personit X, në këtë rast që është zoti Haki Abazi, dhe të gjithë e dijnë që ky është urdhri që duhet të sulmohet. Domethënë nuk ka organizim formal, po është më i rrezikshëm se aq, është organizim në frymë që është shumë anti-demokratik”, tha Molliqaj.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë