Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Molliqaj: Prokuroria të nis hetimet, Albin Kurti deklaroi rrejshëm se është veteran i luftës

31/03/2022 - 16:04
në Lajme
A A
Molliqaj për Kurtin: Kryeministër i dezinformimit, lajmet e rreme po prodhohen nga kjo Qeveri
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

PSD ka mbajtur sot një aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, ku ndër të tjerash kanë vendosur pankarta në të cilat shkruhej se kryeministri Albin Kurti, është veteran i rrejshëm.

Pas kësaj, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, është deklaruar para mediave ku tha se kryeministri Albin Kurti, është vetë veteran i rrejshëm, i cili ka falsifikuar dokumentet dhe se tani ka nisur një fushatë kundër kësaj çështje për të cilat sipas tij ka mashtruar vetë.

“Prej se ekziston kjo çështje janë dy grupime kryesore që kanë trajtu këtë çështje. Ata që e kanë kundërshtuar luftën e UÇK-së i kanë akuzuar ushtarët e UÇK-së, i kanë përbaltosur ata, e të cilët e përdorin një keqpërdorim që ka ndodhur nga disa veteranë të rrejshëm këtë çështje për të sulmuar UÇK-në. Dhe janë një grup i dytë, pra mbështetësit e luftës së UÇK-së, pra vetë luftëtarët të cilët kanë pasur poashtu kritike për manipulim që ka ndodhur”, tha ai.

Sipas Molliqaj, kryeministri Kurti bën pjesë në grupin e parë për shkak se kryeministri Kurti e rihap këtë çështje atëherë kur po diskutohet çështja financiare.

“Kryeministri Kurti veteranët e luftës së UÇK-së i sheh si barrë për shtetin e Kosovës. Kryeministri e di se ka vetëm dy rrugë për t’u zgjidhur ky problem”, shtoi Molliqaj.

Tutje ai tha se kryeministri Kurti dëshiron të sulmojë veteranët e vërtetë të UÇK-së dhe mundohet të denigrojë luftën e UÇK-së.

“Ne mendojmë se në momentin kur kryeministri Kurti e nis këtë çështje dhe nuk e ka të qartë se si do të bëhet pastrimi i saj, kjo është për të sulmuar veteranin e vërtetë të UÇK-së, është për të denigru luftën.Ne besojmë se kjo është absolutisht e vërtetë. Për të gjithë ata që nuk e dinë, Albin Kurti është zyrtarisht veteran i UÇK-së. Unë e kam marr ligjin me vete, pra për veteranët e UÇK-së dhe është Neni 1.32.

Albin Kurti është angazhuar në UÇK në gushtin e vitit 1998 , përkatësisht në zyrën e përfaqësuesit politik të Adem Demaçit, ndërsa është tërhequr nga UÇK-ja dhe nga kjo zyre më 2 mars 1999. Pra rreth tre muaj para përfundimit të luftës.Albin Kurti mund të jetë pjesëtarë i UÇK-së, por nuk është veteran i UÇK-së dhe Albin Kurti ka mashtruar. I njëjti ligj për ata të cilët kanë mashtruar thotë kështu. ‘Çdo person që me vetëdije paraqet deklaratë të rreme apo prezanton dokumente të falsifikuara me qëllim të përfitimit të të drejtave apo benificioneve duhet të përballet me ligjin’.”, deklaroi Kurti.

Poashtu Molliqaj tha se Albin Kurti ka deklaruar rrejshëm sepse ai është tërhequr nga UÇK-ja me 2 mars, ndërsa u arrestua nga Serbia me 7 prill 1999.

“Pra, nëse duam të flasim për veteranët e rrejshëm, veterani i rrejshëm është Albin Kurti. Ne e ftojmë prokurorinë që të nis qysh sot hetime të njëhershëm për shkak se ekzistojnë dokumente se kur është arrestuar, tërhequr e gjithçka. I sigurojmë të gjithë ata që duan të baltosin e denigrojnë luftën e UÇK-së dhe të veteranëve do ti kundërshtojmë me fakte, argumente, por edhe me bindjet tona të thella.

Nëse sot dhe nesër nuk fillojnë hetimet nga Prokuroria, për shkak se ekzistojnë prova materiale për deklarim të rrejshëm, atëherë ne në fillim të javës do të bëjmë kallëzim penal ndaj kryeministrit për falsifikim në këtë proces, për çështjen e veteranit të UÇK-së. Kryeministri i Kosovës është veteran i rrejshëm që do ti sulmojë veteranët e vërtetë. Sepse po të ishte ai që dëshiron t’i heq veteranët e rrejshëm s’do të bëhej vetë.”, shtoi Molliqaj.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë