Stefano Pioli e kishte një natë të keqe mbrëmë, në të gjitha aspektet.
Milani i tij humbi 0:3 nga Paris Saint-Germaini duke iu zbehur gjasat për ta kaluar fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Por, trajneri italian pati probleme edhe në aspektin personal, shkruan “Gazeta Express”.
Në fakt, gjatë lojës, derisa stafi mjekësor ishte duke e kryer punën e tij duke e shëruar njërin prej futbollistëve “Rossonerë”, Pioli zuri në thua në çantën e stafit mjekësor duke përfunduar i rrëzuar në tokë.